Terrorizmi kibernetik i muxhahedinëve

Në vitet e fundit, Shqipëria është vendosur në qendër të vëmendjes së diplomacisë së Republikës Islamike të Iranit. Ky vend i vogël musliman që dikur ka patur mbështetjen e Iranit, është shndërruar në qendrën e vendosjes së organizatës terroriste të Muxhahedinëve Khalk gjë që ka vënë në shenjestër sistemin e sigurisë. Kampi “Ashraf 3” , është baza e re e muxhahedinëve në Shqipëri në të cilën jetojnë afërsisht 3000 anëtarë të MEK të cilët u larguan nga Iraku. Me ndihmën financiare të Arabisë Saudite, Izraelit dhe SHBA-së ata kanë ndërtuar 19 kapanone të mëdhenj dhe 34 kabina në një hark kohor prej 18 muajsh.

Por i rëndësishëm është aktiviteti kibernetik i organizatës terroriste të Muxhahedinëve Khalk . Njësia kibernetike e MEK me afërsisht 1300 persona, është aktive në katër seksione, Facebook, Twitter, Telegram dhe Instagram me disa mijëra llogari aktive. Sipas dëshmive të ish-anëtarëve të kësaj organizate, disa prej këtyre seksioneve që ruhet rreptësisht, janë fabrika të prodhimit të llogarive joreale në hapësirën kibernetike të cilat përdoren për manipulimin e rrjeteve sociale në shkallë të gjerë. Ndërtimi dhe menaxhimi i faqeve të cilat kanë si qëllim hedhjen baltë mbi emrin e Republikës Islamike të Iranit, devijimin e kërkimeve në rrjetet e kërkimit dhe nxitja e rebelimit janë disa nga detyrat e tyre.

hasan shahbaz
hasan shahbaz

Hasan Shahbaz, ish-anëtar i MEK , në një bisedë me gazetarin e Al-Jazzera ka deklaruar : Çdo ditë ne merrnim urdhëra të cilat kishin për temë kryesore krijimin e problemeve në Iran. Për shembull, çmimet e larta, papunësinë dhe varfërinë të cilat duke cicëruar ne duhej t’ua shfaqnim botës dhe të mundoheshim me çdo kusht që t’ia hidhnim fajin për këtë Republikës Islamike. Kjo ishte detyra jonë e përditshme në hapësirën kibernetike.

Përdorimi i specialistëve në fushën e kibernetikës është një e vërtetë të cilës udhëheqësit e MEK i kushtojnë shumë vëmendje për të ndikuar në sigurinë popullore të Republikës Islamike. Sot hapësira kibernetike është shndërruar në një arenë lufte kibernetike kundër vendit. Me shpenzimin më të vogël të mundshëm, grupet anti-qeveritare mund t’i shkaktojnë dëme të mëdha vendit. Ajo çfarë dëshirojnë muxhahedinët me këto veprime anti-iraniane, është ndryshimi i regjimit në Iran. Lufta kibernetike e shteteve armike dhe organizatave të lidhura me to si MEK, bazohet në përhapjen e thashethemeve, propagandën manipuluese, uljen e moralit të masave popullore dhe hiperbolizimin e problemeve brenda vendit. Udhëheqësit e Organizatës Muxhahedinët Khalk po përpiqen të krijojnë valë në Iran që kështu duke i komanduar të mund t’i bëjnë presion qeverisë dhe të trondisin ekonominë dhe politikën brenda vendit. Pavarsisht se deri më tani nuk ia kanë arritur plotësisht qëllimit , sjellja e tyre pasqyron faktin që armiqtë e Iranit nuk njohin asnjë kufi në përpjekjen për dëmtimin e vendit.

Section

Të rekomanduara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button