Mjeshtëria e MEK në trazira civile dhe akte terrori vepron gjithandej

Para disa javësh lideri i zhdukur i Organizatës Muxhahedinët Khalk (MEK, MKO, PMOI, Kulti Rajavi), Massoud Rajavi, shtjelloi një mesazh duke pranuar vrasjen e 17,000 iranianëve. “Pranimi i 17,000 viktimave të shtetit, para së gjithash tregon për luftimet e gjata dhe të vazhdueshme mes MEK dhe fashizmit fetar,”- i drejtohet ai liderit suprem të Iranit Ajetollah Khameneisë, i cili e ka kritikuar qeverinë franceze për strehimin e MEK si një grup terrorist që i ka përlyer duart me gjakun e 17,000 iranianëve. Vetëm disa javë pasi Massoud Rajavi në fjalimin e tij premtoi për vrasjen e më shumë iranianëve, shkencëtari bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh u vra në Absard, një fshat i pozicionuar 40 kilometra në lindje të Teheranit. Sidoqoftë, sulmi terrorist nuk ishte gjë e re. Të paktën 5 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë më parë në sulme terroriste.

Autoritetet iraniane pretenduar menjëherë se sulmi ishte ndërmarrë nga agjentë të Izraelit dhe përfundimisht afërsisht të gjithë ekspertët e Lindjes së Mesme e konfirmuan këtë pretendim duke i shtuar argumentit bashkëpunimin e agjentëve të MEK me izraelitët. “Sidoqoftë në të shkuarën Izraeli ka përdorur operativë të MEK ( një grupi sektar iranian në mërgim i sapo hequr nga Departamenti Amerikan i Shtetit nga lista e organizatave të huaja terroriste) për të kryer sulme brenda Iranit,” shkruan Trita Parsi, ish-Presidente e Këshillit Kombëtar Iraniano-Amerikan. MEK ishte grupi i parë që prezantoi sulmet vetëvrasëse në Iran.

SI një grup ushtarak i mirë organizuar me të paktën tre dekada eksperiencë në sulmet terroriste brenda Iranit që kanë rezultuar me mijëra iranian dhe jo iranianë të vrarë, Muxhahedinët Khalk kanë qenë gjithmonë një forcë Proxy për armiqtë e Iranit, duke filluar nga Sadam Huseini e duke përfunduar tek Izraeli dhe luftënxitësit amerikanë.

Shfrytëzimi i pakicave kombëtare në Iran është bërë një instrument për përpjekjet për ndryshim regjimi. Në mënyrën më domethënëse, SHBA dhe Izraeli përdorin MEK dhe grupe të tjera terroriste për të sulmuar shkencëtarët bërthamorë iranianë dhe vendet ushtarake, dhe gjithashtu për të krijuar trazira në situata kritike.

Muhammad Sahimi, një profesor i Southern California në Los Angeles, vetëm disa javë para vrasjes së Fakhrizadesë dha alarmin për mbështetjen e madhe që SHBA i jep grupit të MEK që nga koha e George W Bush. Në atë kohë disa zyrtarë të lartë të al-Kaedës, duke përfshirë dhe familjarë të Osama Bin Laden, janë arratisur në Iran dhe për pasojë janë arrestuar dhe burgosur nga policia iraniane. “Në vitin 2003 Irani i propozoi administratës së George W Bush për t’i këmbyer ata me liderin e MEK, një grupi sektar me bazë në Irak i cili luftonte qeverinë e Teheranit dhe deri në vitin 2012 ka qenë në listën e Departamentit Amerikan të Shtetit për organizatat e huaja terroriste,”-shkroi ai në sajtin Antiwar. Për shkak të bashkëpunimit me regjimin e Sadam Husejnit gjatë luftës Iran-Irak, MEK është i urryer në përgjithësi nga populli iranian. Në vitin 2003 lideri i MEK mbrohej nga trupat amerikane në Irak pasi administrata e Bush pushtoi Irakun. Por administrata e Bushit e refuzoi kërkesën sepse luftënxitësit kundër Iranit donin, dhe vazhdojnë të kenë dëshirë të përdorin MEK-un kundër qeverisë së Teheranit.

Qëndrimet dashakeqe të MEK mund të jenë gjithmonë një pengesë e madhe për normalizimin dhe stabilizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Prandaj dhe ish-këshilltari i presidentit Biden në çështjet e Lindjes së Mesme, Daniel Benaim, i sugjeron administratës së ardhshme të SHBA-ve të zhvendosin MEK-un në Etiopi ose diku tjetër në bregdetin e Detit të Kuq për të reduktuar tensionet me qeverinë e Iranit. Argumenti i tij bazohet në faktin që MEK është ekspert në shumë lloje aktesh ilegale. “Unë dhe miqtë e mi jemi të mendimit se reduktimin i përkrahjes amerikane ndaj MEK do të jetë tërheqëse për Teheranin. Në disa takime bilaterale zyrtarët shqiptarë kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi aktivitetin ilegal të grupit në trafikimin e drogës, qenieve humane dhe armëve. Nuk është e nevojshme që ky grup të vendoset në Shqipëri, në bregdetin Adriatik, në kufirin e Bashkimit Evropian për një periudhë të gjatë kohore, dhe zhvendosja e grupit në Etiopi ose në bregdetin e Detit të Kuq si në Eritre, duhet të merret në konsideratë,”-tha ai.

Massoud Rajavi ka vërtetuar në mënyrë thelbësore se ai ka formuar një kult të personalitetit i cili justifikon çdo vepre imorale, të dhunshme dhe gjakatare për të arritur qëllimin e tij final i cili është marrja e pushtetit në Iran.

Mazda Parsi

përkthyer nga Habilian

Section

Të rekomanduara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button