Dalja është e ndaluar-pjesa e parë

Shkeljet e të drejtave të njeriut në kampet e Organizatës Muxhahedin Khelk

Raporti i organizatës, mbikëqyrësi i të drejtave të njerut 2005

Përmbledhje
Organizata Muxhahedin Khelk është një grup opozitarë dhe një grup i armatosur iraniane i cili u formua në vitin 1965. Kjo organizatë është një grup, që bënë një luftë të çrregullt, grupi (gueril) dhe luajti një rol aktiv në luftën kundër Mohammad Reza Pahlavi, e cila çoi në revolucionin anti-monarkist në vitin 1979 në Iran.
_________________________

Human Rights Watch

* Për një histori gjithëpërfshirëse të organizatës, shihni librin:

Ervand Abrahamian. The Iranian Mojahedin (New Haven: Yale University Press 1989)

Pas revolucionit, organizata Muxhahedin zgjeroi infrastrukturën e saj organizative dhe rekrutoi (tërhoqi) shumë anëtarë, por kjo organizatë nuk u lejua të merrte pjesë në strukturën e pushtetit dhe u detyrua të veprojë nën tokë pas kryengritjes së armatosur të qershorit në vitin 1981 kundër qeverisë së re revolucionare të udhëhequr nga Ajatollah Khomeini.

Pas këtij incidenti, shumica e udhëheqsve të organizatës Muxhahedine u strehuan në Francë, ku ata atje vazhduan të kundërshtonin në mënyrë aktive qeverinë iraniane, por në vitin 1986, organizata e Muxhahedinve nën presionin e qeverisë franceze, e zhvendosi selinë e saj në Irak. Muxhahedinët ngritën kampe ushtarake në Irak nën emrin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe vazhduan praninë e tyre ushtarake në Irak deri në rënien e Saddam Hussein në vitin 2003.

Gjatë luftës Iran-Irak, forcat e organizatës infiltruan vazhdimisht në territorin iranian dhe luftuan me forcat e qeverisë iraniane.Pas përfundimit të luftës Iran-Irak, qeveria e Sadamit kufizoi mundësinë e sulmeve të Muxhahedinëve brenda Iranit, dhe në këtë mënyrë, aktivitetet e armatosura të organizatës u zvogëluan.

Rënia e qeverisë së Sadam Huseinit në Prill të vitit 2003 i dha fund mbështetjes financiare dhe logjistike të Irakut për Muxhahedinët. Gjatë pushtimit Amerikan në Irak, forcat e organizatës mbetën neutrale. Pas okupimit të Irakut, Shtetet e Bashkuara çarmatosën Muxhahedinët dhe i mbyllën në kampin e tyre kryesor, të njohur si Kampi Ashraf *.
_________________________

*Kampi Ashraf ndodhet afër qytetit Al-Khales, në veri të Bagdadit.

Një burim ushtarak amerikan tha për mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut

(Human Rights Watch) se që nga 10 mars i vitit 2005, ishin 3.534 anëtarë të organizatës në kampin Ashraf. *
________________________

(Human Rights Watch) mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut intervistoi në email zyrtarë ushtarakë amerikanë me 10 Mars të vitit 2005
Disa nga Muxhahedinët janë kthyer në vendin e tyre duke përdorur amnistinë e qeverisë iraniane.Që nga tetori i vitit 2004, deri më tani janë kthyer në Iran 273 anëtarë të Muxhahedinve. * Ushtria amerikane i njeh anëtarët e organizatës Muxhahedine si persona të mbrojtur nga Konventës së Gjenevës. **

________________________

* Sipas burimeve ushtarake amerikane, numri dhe data e kthimit të këtyre njerëzve ishte si më poshtë. Njëzet e tetë persona në dhjetor të vitit 2004, trembëdhjetë persona në janar të vitit 2005, njëqind persona me 3 mars të vitit 2005 dhe njëqind e tridhjetë e dy persona me 9 mars të vitit 2005.

**US grants protection for anti _ Tahran group in Iraq. Reuters. 26 July 2004

Por fati i grupit gjithashtu mbetet i paqartë, pasi duket se qeveria Irakiane dhe ushtria amerikane nuk kanë arritur ende një marrëveshje mbi të ardhmen e organizatës së Muxhahedinëve.

Në fundi të qeverisjes së Sadamit, një grup iranianësh të mbajtur në burgun Abu Ghraib u shkëmbyen për të burgosurit e luftës irakianë, në Iran. Këta njerëz ishin anëtarë që nuk ishin ndakord me Muxhahedinët, që të cilët u dërguan nga ana e Muxhahedinve tek burgu Abu Ghraib si një “amanet i Muxhahedinve”.

_________________________

* Ish-anëtarët e Organizatës Muxhahedine që u arrestuan dhe u burgosën në burgun Abu Ghraib, thanë për mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) se në derën e qelive ku ishin ata ishte instaluar një pllakë “Amaneti i Muxhahedinve”.

Lirimi i këtyre të burgosurve në vitet 2002 dhe 2003 hapi një dritare të drejtpërdrejtë në situatën e kampeve Muxhahedinve që më parë ishin të paarritshme.

Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) intervistoi pesë ish-anëtarë të organizatës së Muxhahedinve të burgosur në burgun Abu Ghraib. Deklaratat e këtyre personave, së bashku me deklaratat e bëra nga shtatë ish-anëtarë të tjerë të organizatës, jep një pamje të zymtë të mënyrës se si organizata e Muxhahedinve i trajton anëtarët e saj. veçanërisht ata që kanë pikëpamje të ndryshme ose duan të largohen prej organizate.

Ish-anëtarët e Organizatës Muxhahedine raportojnë se, nëse anëtarë të zakonshëm që dëshirojnë të largohen nga organizata ose shprehin një pakënaqësi ndaj organizatës, do të përballen me burgim të gjatë, rrahje dhe tortura të rënda.

Në vitet 1990, Muxhahedinët burgosën disidentët politikë në burgjet e brendshme, dhe disa kohë më vonë, shumë prej tyre ua dorëzuan Irakianëve, Irakianët gjithashtu i burgosën këta njerëz në burgun Abu Ghraib.

Njëri nga këta disidentë ishte Mohammad Hossein Sobhani, i cili u mbajt në izolim për tetë vjet e gjysmë nga shtatori i vitit 1992 deri në janar të vitit 2001. Dëshmitarët që ishin të pranishëm aty, raportuan se dy persona vdiqën gjatë marrjes në pyetje.

Tre disidentë të organizatës, Abbas Sadeghi Nexhad, Ali gheshghavi dhe Alireza Mir Esgeri, ishin dëshmitarë të një disidenti tjetër, me emrin Perviz Ahmedi, në qelinë e tyre në kampin Ashraf.

Abbas Sadeghi Nexhad tha për mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) se ai gjithashtu ishte dëshmitar i vdekjes së një të burgosuri tjetër, me emrin Ghorban Ali Torabi, ai (Torabi) vdiq pasi u kthye nga një seancë marrje në pyetje në qelinë ku po mbaheshin të dy.

Udhëheqsit e Organizatës Muxhahedin Khelk përbëhet nga një çift i quajtur Maryam dhe Massoud Rajavi. Martesa e tyre u bë në vitin 1985 dhe nga organizata u quajt fillimi i një revolucioni ideologjik. *

_________________________

* Muxhahed, Nr. 241 me katër Prill të vitit 1985 Revista Muxhahed ishte botimi zyrtar i Organizatës Muxhahedin, i cili në atë kohë botohej çdo javë.

Fazat e ndryshme të këtij Revolucioni ishte: Divorcet e detyruara të anëtarve të martuar, shkrim i rregullt i raporteve autokritike, Injorimi i dëshirave seksuale dhe sakrificës absolute fizike dhe mendore për udhëheqsin. *
_________________________

*Shikoni librat, Masoud Banisadr. Memoirs of an Iranian Rebel (London: Saqi Books 2004)

Në lidhje me raportet autokritike faqet 230, 210, në lidhje me raportet e divorcit të detyruar faqet 311-307, në lidhje me raportet e mohimit gjinor dhe ndalimit të seksit faqet 313-340.

Menjëherë pas martesës së Maryamit dhe Massoud Rajavit, komandanti i shtabit ushtarak të Muxhahedinve, lëshoi një deklaratë duke thënë: Për të kryer detyrën tuaj në pozicionin tuaj organizativ (përgjegjësinë) në situatën aktuale, ju duhet urgjentisht të thelloni këtë revolucion ideologjik sa më shumë që të jetë e mundur, ju duhet të paguani çmimin e nevojshëm dhe të caktoni kohën dhe energjinë e nevojshme për ta thelluar atë dhe për të thithur trajnimin përkatës. “Muxhahed Nr. 242, me 12 Prill të vitit 1985.

Selia sociale e organizatës gjithashtu tha në një deklaratë: “Të kuptuarit e këtij revolucioni të madh …. Në fakt, kuptimi i thellë i madhështisë së përbërjes sonë të re të udhëheqësit tonë. Domethënë Kjo është, udhëheqja e Massoud dhe Maryamit dhe besimi tek ata, si dhe bindja ideologjike dhe revolucionare ndaj tyre. “Muxhahed Nr. 242, me12 Prill të vitit 1985.

Niveli i sakrificës që pritej nga anëtarët në vitin 2003 u demonstrua plotësisht kur policia franceze arrestoi Maryam Rajavin në Paris, ku dhjetë anëtarë dhe mbështetës të Muxhahedininve i vunë zjarrin vetes së tyre në shenjë proteste, në qytete të ndryshme evropiane, duke çuar në vdekjen e Dy prej tyre.
________________________

* Arifa Akhar Human torches mark protest:10 Iranian exiles become fireballs,two die martyrs The Independent , July 2 . 2003

Sipas ish anëtarëve të organizatës, revolucioni ideologjik, është një nga rrënjët kryesore të abuzimit fizik dhe mendor. Gjë që bëhet kundër njerëzve në këtë grup.

Organizata Muxhahedin Khelk është në listën e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe disa qeverive Evropiane. Udhëheqësi i kësaj organizate ka marrë masa të gjëra për të fituar mbështetjen e politikanëve perëndimorë (Evropiane) për të hequr grupin nga lista e organizatave terroriste në këto vende. *
_________________________

*Maryam Rajavi, Empower Iran.s opposition forces checking the Mullahs,International

Herad Tribune,January 28,2005 Katherine Shrader,Iranian Group Seeks Legitimacy in U.S

Associated Press, February 24,2005.

Metodologjia

Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) intervistoi me telefon 12 ish-anëtarë të organizatës muxhahedine Khelk në Evropë, këto dëshmitarë dëshmuan akuza të besueshme për burgim dhe tortura mendore dhe fizike për shakë të kritikimit të politikave të organizatës ose shprehjen e dëshirës për të lënë kampet ushtarake.

Secili dëshmitar u intervistua në mënyrë të pavarur dhe disa herë, gjatë shkurtit deri në maj të viti 2005. Të gjithë dëshmitarët tani jetojnë në Evropë, të gjitha intervistat e dëshmitarve, u mblodhën më shumë se 12 orë, dhe të gjitha intervistat u kryen në gjuhën persisht.

Secili prej dëshmitarëve rrëfeu biografitë dhe përvojat e tyre në kampet e Organizatës Muxhahedine. Dhe këto dëshmi ishin në përputhje me hulumtimet e tjera të bëra nga mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) në këtë fushë.

Disa dëshmitarë që ishin të burgosur dhe janë torturuan në burgjet e brendshme të organizatës Muxhahedin. Ata e quajtën Hassan Ezzeti si hetuesin dhe rojen e tyre të burgut. Për këtë raport, Jasser Ezzeti, djali i Hassan Ezzeti, u intervistua dhe ai konfirmoi rolin e babait të tij në organizatë si një hetues.

Nga dymbëdhjetë personat e intervistuar për këtë raport, Tetë persona* u larguan nga Iraku midis viteve 2002 dhe 2004, katër persona e tjerë * u larguan nga Iraku pas Luftës së parë në ngushticës Fars. Në vitin 1991, pesë persona*** përveç burgosjes në burgjet e brendshme të organizatës Muxhahedine. U mbajtën gjithashtu në burgun Abu Ghraib.

_________________________

* Ferhad Xhevaheri Jar, Ali Ghashghavi, Mohammad Hossein Sobhani dhe Akber Akberi u shkëmbyen nga zyrtarët Irakianë në Iran me 21 Janar të vitit 2002, Emir Mutheghi u shkëmbye me 18 Mars të vitit 2003 dhe Alireza Mir Asgeri u la e lirë në kufirin Iran-Irak në Shkurt të vitit 2003. Jasser Ezzeti u largua nga Iraku në qershor të vitit 2004, Abbas Sadeghi Nexhad u arratis nga kampi ushtarak i organizatës me 20 qershor të vitit 2002.

** Mohammad Reza Eskenderi, Tahereh Eskenderi, Habib Khermi dhe Karim Heghi.

*** Ferhad Xhevaheri Jar, Ali Ghashghavi, Mohammad Hossein Sobhani, Akber Akberi dhe Emir Mutheghi u burgosën në burgun Abu Ghraib.

Show More

Të rekomanduara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button