Letër e hapur e familjeve Iraniane të viktimave të terrorit në forumet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian

Muxhahedinet Khelk po përgaditen përsëri për dhunë dhe terror

Komisioni Europian

Këshilli i Bashkimit Evropian

Parlimenti evropian

Sekretariati i Parlamentit Evropian

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian

Komiteti i Ekspertëve për Terrorizmin i Këshillit të Evropës

Ne, familjet e viktimave të terrorit dhe dhunës së grupit terrorist ” të Organizatë së Muxhahedinve Khelk” që humbëm fëmijët, prindërit dhe gjyshërit tanë gjatë operacioneve të verbëra dhe atyre me një qëllim të cakëtuar të këtij grupi terrorist, ne kemi protestuar vazhdimisht kundër neglizhencës së institucioneve ndërkombëtare në kryerjen e detyrave të tyre përballë akteve terroriste të Muxhahedinve Khelk, duke përfshirë kufizimin e këtij grupi dhe kemi njoftuar marrjen e masave të nevojshme për të filluar procesin e ndjekjes penale të udhëheqësve dhe komandantëve të tij për krime kundër njerëzimit.

Më herët, në letrat dhe kërkesat tona, ne paralajmëruam se injorimi i sjelljes dhe veprimeve të dhunshme të grupit do të çonte në abuzimin e këtij sektit dhe përsëritjen e dhunës ndaj kundërshtarëve të tyre.

Massoud Rajavi

Për shkak të kësaj neglizhence, Massoud Rajavi, udhëheqësi i sektit Muxhahedin Khelk, i cili është fshehur për gati dy dekada për shkak të frikës nga ndjekja ligjore dhe penale dhe në kohë të ndryshme, bënë mesazhe zanore dhe ua dërgonë anëtarëve të sektit të tij, ai dje ka dërguar një mesazh zanorë të dhunshëm dhe provokues, ku ai urdhëroi anëtarët e qendrave të tij, të ashtuquajtura “qendrat kryengritëse” të përdorin armë për vrasje të popullit në Iran.

Ky urdhër i liderit të Muxhahedinve Khelk ishte që të miratojë një procedurë të dhunshme, shtrënguese dhe terroriste kundër procedurës ligjore dhe gjyqësore, kjo ndodhi pasi me 8 dhe 9 Mars 2021 një numër i madh i ish anëtarëve dhe disidentëve të këtij sekti terrorist, që vuajtën tortura dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga Grupi kishin shkuar në një gjykatë.

Massoud Rajavi, nga frika e ish-anëtarët të sektit të tij që paditën në një gjykatë në Teheran dhe mos vlersimi i dhjetëra dokumentve të botuara ndërkombëtarisht kundër Muxhahedinve Khelk dhe akteve të tyre anti-njerëzore dhe terroriste, vrapoi përpara duke bërë një veprim të shpejtë, ku ai ftoi zyrtarë iranianë të paraqiten para një gjykate të përbashkët ndërkombëtare. Kërkesa kryesore e të mbijetuarve të krimeve terroriste të Muxhahedinve Khalq është të paraqiten në një gjykatë ndërkombëtare me të dhe udhëheqës të tjerë të këtij grupi kriminal në mënyrë që drejtësia të vendosë për to. A guxojnë Massoud Rajavi dhe gruaja e tij, si udhëheqës të këtij sekti, të paraqiten në një gjykatë ndërkombëtare kundër viktimave të dhunës së tyre në sekt? Dhe a janë zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe institucionet ndërkombëtare të bazuar në këtë kontinent, të gatshëm për të zhvilluar një gjyq të tillë? Kjo është një përgjegjësi historike mbi shpatullat e këtyre zyrtarëve dhe institucioneve. Muxhahedint Khelk janë të pranishëm në këtë kontinent dhe lëvizin lirshëm, kështu që përgjegjësia për krimet e kaluara të grupit dhe kërcënimet terroriste dhe të dhunshme të liderit të grupit dje, dhe çdo operacion i dhunshëm dhe terrori që mund ndodhi në të ardhmen në Iran, do të janë pjesërisht përgjegjësi mbi vendet pritëse të këtij grupi.

Udhëheqësi i sektit Muxhahedine Khelk në një mesazh të dhunshëm dje, bëri thirrje anëtarëve të tij që ndodhen në Iran që të sigurojën emrat dhe adresat e punonjësve të sigurisë ushtarake, sigurisë së Iranit dhe gjygjësorit dhe tua japin qendeve të tij terroriste në të ashtuquajturat si “qendrat kryengritëse” për ti vrarë, këtë e bëjnë për “Ditë e Madhe të Drejtësisë dhe Ligjit”. Në këtë mesazh, Rajavi kujton në mënyrë të drejtpërdrejt terroret e hershme të fitores së revolucionit të vitit 1979, në të cilën civilët dhe zyrtarët iranianë u vranë nga skuadrat e këtij grupit, ai tani po bënë të njëtën gjë duke dhënë një urdhër të tillë qendrave të tij terroriste.

Siç u përmend, raporte të shumta janë botuar nga qendrat e studimit, agjencitë qeveritare dhe agjencitë perëndimore të inteligjencës në lidhje me këtë sekt dhe kërcënimet e tij.

Raporti i FBI në vitin 1987, Dokumenti i Gjykatës së Apelit të SHBA-së me datë 25 qershor të vitit 1999, dokumentuar nga agjencia e informacionit Amerika Qendrore CIA, deklaratat e qeverisë së SHBA-së në vitin 1997, Komiteti i Inteligjencës së Sigurisë Kanadeze (SIRC) në vitin 1992, Raporti i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së në Prill të vitit 2009, Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së në vitet 2004, 2005 dhe 2006, Urdhri Ekzekutiv Nr.13224 i sekretarit të Shtetit të SHBA-së në lidhje me Financimin e Terrorizmit në Këshillit Kombëtar të Rezistencës dhe Organizatës Muhahedin Khelk në Gusht të vitit 2003, vendime të shumta të Gjykatës Federale të Apelit të SHBA-së gjatë viteve 1999, 2005 dhe 2009, raportet e FBI në gusht të vitit 2002 dhe në nëntor të vitit 2004, Raporti i Institutit Amerikan për Studime Politike IPS në vitin 2012, Raporti i mbikëqyrësve i të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) Dalja është e Ndaluar në vitin 2005, raportet e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës Gjermane në vitet 2004 dhe 2005, dokumenti për përfshirjen e Muxhahedinve Khelk në grupin terrorist të Bashkimit Evropian është publikuar në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian në Dhjetor të vitit 2007, Raporti i Zyrës së Sigurimit të qytetit të Gjermanisë Westphalia në Tetor të vitit 2005; Raporti i Zyrës për Mbrojtjen nga Kushtetuta e qytetit të Westphalia në vitin 2008; Raporti i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Britanik në Korrik të vitit 2003; Raporti i Komitetit Britanik të Marrëdhënieve me Jashtë në Korrik të vitit 2004, Deklarata Zyrtare nga Sekretari i Jashtëm Britanik në maj 2008, Deklaratë e Ministrit të Drejtësisë të Francës në Qershor të vitit 2003, Qeveria Suedeze miratoi një rezolutë me 2 Shtator të vitit 2004 dhe vendimi i Bordit Suedez të Migracionit kundër Muxhahedinëve Khelk, Deklarata e Bashkimit Evropian e 5 Prillit 2002, raporti i zëvendësit të parlamentit dhe komitetit të punëve të jashtme në tetor të vitit 1994 Ministrit të jashtëm të Amerikës, Raporti i Institutit Amerikan të Kërkimit të Mbrojtjes Kombëtare RAND në vitin 2009, Raporti i Qendrës Saban të Institicionit Brookings në qershor të vitit 2009, Raporti i Gjykatës së Apelit të rrethit në Kolumbia në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010, Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet e Jashtme në Korrik të vitit 2014.

Këto dokumente, raporte dhe vendime janë vetëm një pjesë e asaj që dëshmon dhunën dhe terrorizmin e Muxhahedinve Khelk. Muxhahedinët, në vitin 2003, në të njëjtën kohë kur koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja pushtoi Irakun, u çarmatosën si një grup militant i lidhur me Saddam Hussein, që atëherë ata kanë shfrytëzuar praninë e tyre në Evropë, kanë mashtruar duke e pozicionur veten e tyre si një grup politik opozitar kundër iranit, por krijimi i qendrave terroriste në vitet e fundit dhe aktet e tyre të sabotimit, të cilat pranohet zyrtarisht nga ky grup dhe janë publikuar edhe në mediat e tyre, gjithashtu dhe urdhri i fundit i Massoud Rajavit ndaj këtyre qendrave terroriste për të identifikuar shtetasit iranianë që punojnë në institucionet gjyqësore dhe ushtarake dhe “administrojnë drejtësinë”! aprovoi që ky grup, i cili u themelua mbi milicinë, sektarizmin dhe dhunën, nuk mund të merrë kurrë një qasje politike.

Familjet e viktimave të terrorizmit në Iran edhe një herë u bëjnë thirrje të gjithë autoriteteve ndërkombëtare dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, përveç kufizimit të aktiviteteve të këtij grupi në Evropë, të ndjekin penalisht drejtuesit e këtij grupi terrorist dhe të hapin rrugën për fillimin të një procesi gjyqësor për t’i ndjekur ata penalisht në një gjykatë ndërkombëtare me praninë e viktimave të këtij grupi. Ne gjithashtu deklarojmë gatishmërinë tonë të plotë për të bashkëpunuar në këtë proces duke siguruar dokumentet e kërkuara nga këto institucione.

Familjet e viktimave të terrorizmit në Iran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button