Perse e rrahen moxhahedinet iraniane Mostafa Mohammedin?

Në Tiranë që prej datës 5 korrik 2018 enden dy shtetas të moshuar kanadez. Mostafa Mohammedi dhe Rubabe Hamza. Këta dy te moshuar që enden rrugëve të Tiranës prej më shumë se tre javësh, të dëshpëruar trokasin nëpër dyert e shtetit shqiptar dhe kërkojnë derman. Ata duan të takojnë vajzën e tyre, Sommayeh Mohammadi, e cila i’u është rrëmbyer kur ishte 16 vjeç nga organizata terroriste e Moxhahedinëve Iranianë.

Moxhahedinët të cilët e rrëmbyen Sommayen nga Kanadaja para 21 vitesh duke i premtuar një vizitë falas në Irak, që prej vitit 1997 nuk e lënë më që të kthehet në shtëpinë e saj. Në vitin 1999 kur vëllai i Sommayes, Mohammadi shkoi në Irak që të shpëtojë motrën e tij, ai u ndalua nga moxhahedinët dhe u fut me dhunë në kampin Ashraf. Babai i Sommayes, Mostafa Mohammadi i cili nuk ka lënë gur pa lëvizur që të shpëtojë fëmitë e tij, më në fund, në vitin 2004 arriti që me ndihmën e marinsave amerikanë të shpëtojë djalin e tij Mohammadin nga kampi i xhihadistëve. Megjithatë ai nuk arriti ta shpëtoj Sommayen.

Që nga viti 2004 e deri më sot Mostafai dhe Rubabeja enden sa në Irak, Jordani, Amerikë dhe Francë që të gjejnë vajzën e tyre e cila ashtu sikur disa qindra vajza dhe djem, mbahet e burgosur brenda një organizate të frikshme terroriste.

Kur në vitin 2016 në Shqipëri erdhën moxhahedinët iranianë, Mohammedi gjeti një adresë ku mund të kerkonte vajzën e tij. Për këtë arsye pasi mblodhi para për vizitën e tij, më në fund në 5 korrik 2018 ai erdhi në Tiranë. Ai ka shkuar në zyrën e UHCR-së, Ramsës, Ministrisë së Brendshme, polici etj dhe kërkonte të takoj dhe gjej vajzën e tij. Ndërsa Ministria e Brendshme, zyra e azilit e drejtuar nga Sokol Sheti e gënjentë dhe i thoshte që vajza jotë nuk ekziston, organizatat e tjera i treguan Mostafait që vajza e tij është gjallë, në Shqipëri dhe në Manëz. Ata i treguan dosjen e vajzes se tij, por i thane qe ne nuk te japim dot dosjen pasi ate privilegj e ka vetem Sokol Sheti i cili e genjente. Fakti qe Sommeyah ishte gjalle e mrekulloi Mostafain dhe i dha shpresë.

Por xhihadistët iranianë, të cilët mbrohen nga shteti shqiptar dhe që kanë shumë child soldiers – apo fëmijë ushtarë që ata kanë rrëmbyer prej vitesh – kur mësuan që Mostafai më në fund mësoi që vajza e tij është gjallë, i zuri paniku. Tre ditë pasi Mostafai erdhi në Shqipëri, dmth në datë 8 korrik 2018 ata shkruan një letër në emër të Sommeyes – të cilën ia shpërndanë mediave në datë 22 korrik, pasi Mostafai e zbuloi vajzen e tij. Ne letren e shkruar ne emer te Sommeyas, muxhahedinet e tregojne Sommeyen si një shtrigë që nuk do të takojë babain e saj. Në letrën që moxhahedinët i kanë dhënë mediave në emër të Sommeyes, ata shkruajnë që Sommeya nuk do ta takojë babain dhe nënën e saj, pasi letra pretendon se ata janë agjentë të Iranit.

Media që nga newsbombi i Anila Bashës e deri te Lapsi kanë botuar fletërrufenë e MEK-ut i cili i kërkon ministrit Xhafaj që të deportojë jashtë vendit Mostafain dhe mamanë e Sommeyes. Por Mostafai i cili nuk trembet nga fletërrufetë e MEK-ut i’u përgjigjë ministrit Xhafaj duke i treguar se ai është një shtetas kanadez, punëtor që merret me ndërtimtari dhe kërkon që vajzën e tij ta marri në shtëpi dhe çoj në Toronto dhe jo në Teheran.

Por edhe sikur Mostafa Mohammedi të ishte një agjent iranian, sërisht, asnjë bir none apo bir kurve nuk ka të drejtë në këtë botë që ti ndalojë një nëne dhe një babai të drejtën që të takohen me fëmijën e tyre. Marjam Rajavi dhe terroristët e saj që strehoen në Manzë në kampin paramilitar Ashraf 3 po përdorin çdo gur dhe mjet që të trembin Mostafain dhe të mos e lënë të takoj vajzën e tyre. Ata po përdorin agjentura të huaja, fake news, para, kërcënime, lidhjet e tyre me qeverinë shqiptare që Mostafai të deportohet nga Shqipëria dhe të mos e takoj vajzën e tij. Në llumin e propagandës së tij kanë rënë edhe disa portale që botojnë copy – paste shpifjet e xhihadistëve të MEK-ut – të cilët e etiketojnë Mostafain si agjent iranian.

Por Mostafai është trim. Ai nuk dorëzohet dhe nuk trembet. Në datë 24 korrik 2018 ai e kallëzoi MEK-un për pengmarrje dhe ndalim të paligjshëm të vajzës së tij. Procedimi Penal i cili është lëshuar në Durrës ka çuar policinë kriminale që të futet në kampin e Manzës, gjej, identifikoj dhe takoj vajzën. Edhe pse takimi i policisë me Sommeyen u bë nën prezencën e Gestapos së MEK-ut – të cilët nuk i lënë anëtarët e tyre për asnjë moment vetëm dhe i kërcënojnë nëse ata shprehin dëshirën për të lënë sektin, herët apo vonë, Sommeya do të takohet me babain dhe nënën e saj. E vetme, e lirë dhe pa patur frikë nga komandantët e MEK-ut të cilët nëse Sommeya në një moment guxon dhe thotë që: Po dua të takoj mamin dhe babin tim; Do e dënojnë rëndë dhe ndoshta edhe vrasin!

Disa ish-moxhahedinë që kanë braktisur xhihadin e MEK-ut dhe jetojnë në Tiranë, por edhe disa shoqe të Sommeyes që tani janë Danimarkë dhe SHBA dëshmojnë që Sommeya e do shumë nënën dhe babain e saj dhe ëndërron që të jetoj me ata një ditë. Ajo nuk është shtrigë, sikur shtrigat që prodhonte Partia e Punes në Shqipëri, të cilat bënin hasha nënë e babë për hir të Partisë. Sommeya do ti takojë prindërit e saj, por ajo thjesht ka frikë dhe për momentin nuk ka mundësi ta bëj këtë pasi mbahet e izoluar nga MEK-u. Sommeyah qe mbikqyret 24 ore ne dite nga Gestapo e MEK-ut nuk sheh televizor, nuk lexon internet, nuk ka telefon, nuk lexon gazeta, nuk lejohet te dali nga kampi dhe as nuk e ka idene se cfare ben mami dhe babi i saj ne Tirane. E vetmja gje qe komandante e MEK-ut i thone asaj, eshte qe Irani ka cuar disa agjente qe duan ta vrasin ate dhe gruan e shenjte, Marjam Rajavine. Sommeyah jeton e izoluar totalisht qe prej 20 vitesh dhe nuk e ka idene e botes jashte saj.

Hassani, një ish-moxhahedin që jeton në Tiranë dhe ka braktisur xhihadin, tregon që Sommeya ka frikë të dali nga kampi dhe takoj prindërit e saj. Moxhahedinët e kërcënojnë dhe i thonë, po takove mamanë e babanë, agjentët e Iranit do të të vrasin. Në anën tjetër, kampi i Manzës që ruhet nga një polici private dhe me armë – përdoret si kërcënim për Sommeyen dhe shokët e shoqet e saj që mendojnë të braktisin xhihadin. Komandantët moxhahedinë i thonë personave që mendojnë dhe dëshirojnë të arratisen nga kampi, që nëse ata bëjnë një gjë të këtillë ata do të goditen dhe vriten.

Mostafa Mohammedi i cili e di sesi po i mbahet peng vajza, nuk dorëzohet. Ai po ndjek rrugët ligjore dhe shpreson që kur ta shohi një ditë, në gjykatë vajzën e tij – larg Gestapos moxhahedine e cila e kërcënon gjithë kohën – Sommeyah do ti hidhet në qafë prindërve të saj dhe do i thotë atyre, po mami dhe babi: unë dua të vi me ju në Kanada! Më shpëtoni nga ky kamp i shpifur terrorist që më mban peng prej 20 vitesh. Mostafai dhe Rubabeja i kanë ndërtuar Sommeyes një shtëpi të re në Toronto dhe mezi presin që vajza e tyre të braktisi xhihadin, të mbaroj gjimnazin dhe më pas universitetin. Të gjej një punë të mirë dhe më pas të martohet sikur vëllezërit dhe motrat e saj që jetojnë në Kanada. Mohammadi, vëllai i saj që jeton dhe punon në Ottava i thotë babait, të lutem bë ç’të mundësh të shpëtosh Sommeyen, pse unë nuk do kursej asnjë para për çlirimin e saj.

Liria e Sommeyes i tmerron xhihadistët iranianë. Nëse Sommeyah braktis kampin e Manzës dhe shkon drejt Kanadasë ajo do të ndiqet nga disa qindra moxhahedinë të tjerë të cilët mbahen të izoluar nga familjet e tyre që prej 20 vjetësh. Familjet që kanë humbur fëmitë e tyre në kampin e MEK-ut (te cilet shteti shqiptar i ndalon qe te mos hyne ne vend nen justifikimin se jane agjente te Iranit) do të vërshojnë drejt Shqipërisë dhe do kërkojnë liri për fëmitë e tyre, pa patur frikë se MEK-u do i akuzojë si agjentë iranianë.

Shumë dëshmimtarë që kanë lënë MEK-un tregojnë histori të tmerrshme. Anëtarët aty jo vetëm që mbahen në kushte tmerruese, por ka shumë vajza që janë përdhunuar nga Massoud Rajavi, kryetari i kultit xhihadist.

Për këtë arsye moxhahedinët janë çmendur dhe sot sulmuan në rrugët e Tiranës, babain e Sommeyes. Ata mendojnë se jetojnë në Irakun e Sadam Huseinit dhe se duke shpifur dhe akuzuar plakun Mostafa për agjent iranian, ata do të mundin të trembin dhe dëbojnë Mostafain nga kërkesa e tij për drejtësi.

Sot nën komandën e komandantit xhihadist Behzat Saffari, moxhahedinët sulmuan dhe rrahën Mostafa Mohammadin duke e goditur dhe quajtur terrorist. Më pas, pasi policia e Tiranës shoqëroi në rajonin nr. 4 pese moxhahedinë ata rrethuan stacionin e policisë me 50 moxhahedinë dhe protestonin kundër Mostafait dhe avokatëve të tij, të cilët i quanin terroristë.

Policia e rajonit nr. 4 që u skandalizua nga sulmi moxhahedin, e pa më në fund me sytë e saj kërcënimin që xhihadizmi i dhunshëm përbën për Shqipërinë. Edhe pse moxhahedinët mendonin se duke e rrahur Mostafain ata do e trembnin atë, punët shkuan ndryshe. Policia e Tiranës pranoi denoncimin e Mostafës për dhunën kundër tij dhe çështja tanimë ka kaluar në gjykatë. Mostafai është i lirë dhe do vazhdoj me gjyqin e pengmarrjes në gjykatën e krimeve të rënda kundër grupit xhihadist.

Rrahja që moxhahedinët i bën Mostafait, nuk e kanë trembur atë aspak. Mostafai dhe gruaja e tij do të vazhdojnë betejën ligjore deri në fund. Ata do e çlirojnë Sommeyen nga kulti i tmerrshëm moxhahedin dhe do e çojnë atë në Kanada.

Ky fakt i tmerron moxhahedinët. Dhe për këtë arsye ata sot e rrahën Mostafain në rrugët e Tiranës.

Dashtë Zoti, që moxhahedinët të mos e vrasin Mostafain, Sommeyen apo personat që po punojnë për lirimin e saj!

(End)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button