Pasuesit e sektit Rajavi janë skllevër modernë: si “Heshmati” i rremë

Agjensia e lamjeve AssociatedPress raportoi më 7 Prill të vitit 2021, se rrjeti social Facebook kishte fshirë rreth 300 llogari të rreme, që lidheshin me sektin Rajavi, të cilat drejtoheshin nga Shqipëria.

ky lajm është reflektuar gjerësisht në media të ndryshme ndërkombëtare. Ndjeksit e këtij sekti, që kontrolloin mendjet, të cilët në fakt janë skllevër të rinj, si robotët, sipas një orari specifik ditor, merren me prodhimin dhe përhapjen e thashethemeve dhe dërgimin e informacioneve të rreme nga llogari të ndryshme kundër interesave kombëtare të popullit Iranian.

Face book

Sidoqoftë, duhet të theksohet se sipas informacionit të marrë nga një numër i madh i ish anëtarëve të sektit Rajavi në Shqipëri, e cila në vitet e fundit, gjithashtu është raportuar në mediat ndërkombëtare, njësia kibernetike e Muxhahedinve Khelk ose e thënë ndryshe ferma e trollve të kulti Rajavi në këtë vend, ka afërsisht 1,500 njerëz, që secili prej këtyre përdoruesve ka rreth 20 llogari të rremë, (që në total janë 30,000 llogari) në hapësirën kibernetike, me qëllimin për të cenuar paqen dhe sigurinë e shoqërisë iraniane.

Tani, pas viteve të zbulimit, fshirja e rreth 300 llogarive të rreme të Muxhahedinve nga rrjeti social Facebook, që të gjitha këto menaxhohen nga selia e organizatës në Shqipëri, përbën vetëm një përqind, të shumës totale të llogarive të tilla në Shqipëri.

Vitin e kaluar, më 22 Prill, të vitit 2020, “The Intercept” raportoi për një identitet të rremë të prodhuar nga MEK në Shqipëri të quajtur “Heshmat Alavi”, informacioni i rremë i postuar në emrin e tij u citua nga Donald Trump dhe Mike Pompeo kundër Iranit.

Intercept gjithashtu, më 9 qershor 2019, raportoi në një artikull, që sipas anëtarëve të ndarë nga Organizata, që më parë kishin marë pjesë në menaxhimin e llogarive të tilla, thanë që Heshmat Alavi ëdhtë një identitet i rremë i përdorur nga një ekip i anëtarëve të MEK-ut të vendosur në selinë e grupit të Muxhahedinve në Shqipëri.

Ky artikull thotë: “Përmbajtja e tekstit të Heshmat Alavit është një ndërthurje e kritikës ndaj politikës iraniane dhe kritikës ndaj politikës së SHBA-së nën qeverisjen e Obamës dhe ka një mbështetje të dukshme për MEK”. Artikujt e tij janë postuar në Daily Caller, The Hill dhe media të tjera, dhe në një masë më të madhe janë postuar në Forbes, i cili është një kombinim i kundërshtimit ndaj qeverisë iraniane dhe lavdërimeve për MEK-un. “Megjithëse dihet që Muxhahedint Khelk janë shumë të urryer midis iranianëve, Alavi në artikullin e tij në vitin 2017 në Caller Daily e quajti këtë grup si grupin kryesor të opozitës në Iran.”

Stacioni televiziv Al Jazeera, më 15 qershor të vitit 2019 në një program “Debati SHBA-Iran, të titulluar, buxheti i shtetit, thanë: ” Ndërsa administrate Trump, krijon shkrimtarë të rremë dhe trolling dhe vazhdon retorikën e tij mashtruese në lidhje me Iranin. Ne duhet që të shohim se si do ti vazdojnë këto histori dhe kush i poston ato: shtëpia e bardhë një herë e quajti Heshmat Alavin si një komentator të njohur Iranian dhe është turp të thuhet që, një person me një emër të tillë nuk ekzistonë. “Ai duket se është një personazh i trilluar, që thuhet se është krijuar nga Muxhahedint Khelk, një grup opozitar ndaj qeverisë iraniane i mbështetur nga Uashingtoni”.

Në lidhje me këtë, Konservatori Amerikane, në një artikull të gjatë me titull: “Një tjetër teoricient kolumnist që promovon luftën me Iranin dhe që në fakt nuk ekzistonë”. Më 2 shtator të vitit 2020, ai theksoi se: “Lista e taktikave të MEK-ut për publikimin e informacioneve joreale përfshin gjithashtu faqe të rreme në internet që tani janë hequr, të tilla si PersiaNow dhe ArabEye, dhe faqe të diskutueshme si IranFocus, i cili më parë ishte regjistruar si zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Rezistencës dhe tani menaxhohet në mënyrë anonime”.

Fushata e ndikimit të Organizatës Muxhahedin Khelk dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Facebook u zbulua vitin e kaluar nga Lachlan Markey në Daily Beast. Markey shpjegoi se si Soheila Aligholi Mayelzadeh, një lobist për Këshillin Kombëtar të Rezistencës, ka siguruar reklama me pagesë në Facebook, si pjesë e një fushate për të ndikuar në opinionin publik amerikan në favor të MEK-ut, për ndërhyrjen ushtarake në Iran, e cila ka qasje në 500,000 në 1,4 milion përdorues.

Lista e falsifikimeve të dukshme të kohëve të fundit në fushën e analizës së politikës së jashtme është e jashtëzakonshme: Me sa duket, është shtuar një personazh tjetër i rremë të Emirateve me emrin Raphael Badani. Një personazh i ri tek kukullat e Muxhahedinve Khelk. Të tilla si Heshmat Alavi, i cili u ekspozua i pari nga Intercept dhe Oliver Taylor, një aktivist i rremë anti-palestinez, artikujt e të cilëve janë postuar gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael.

Rrjeti Konservator Amerikan gjithashtu, në një artikull më 6 janar të vitit 2021, me titull “Refuzimi i përhershëm i politikës së ndryshimit të regjimit të Iranit, shkroi:

Shtetet e Bashkuara nuk i kuptojnë vendet në fjalë, kjo qeveri mbështetet në informacione të gabuara, që shpesh këto informacione paraqiten nga mërgimtarët dhe aktivistët që i sirvilosen Amerikës, dhe në çdo rast ata nuk e dinë se si mund të krijojnë një marrëdhëniet midis qeverisë dhe institucionit në një shkallë të tillë. Për dekada me radhë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar burime të mëdha për disa prej këtyre politikave, prandaj është qesharake të mendosh se problemi është se nuk ka burime të mjaftueshme në dispozicion, ka raste që janë thjesht përtej fuqisë së qeverisë sonë. Përgjigja nuk është për të ndryshuar qeverinë me çmim të ulët, siç u përpoqën Shtetet e Bashkuara në Libi, por për të refuzuar përgjithmonë politikën e ndryshimit të qeverisë.

Gazeta Britanike “The Independent” më 11 qershor të vitit 2019 shkruajti me titullin (Porta e Heshmat Alavi, Trump dhe Muxhahedin Khelk):

“Një figurë e quajtur Heshmat Alavi kishte një prani të fortë në Twitter, duke ngacmuar gazetarë, akademikë dhe aktivistë iranianë që ishin kritikë ndaj Organizatës Muxhahedinve Khelk, një grup guerilësh i armatosur në Shqipëri. Që nuk ka asnjë lidhje të qartë midis programit Iran Disinfo dhe personalitetit të tij të rremë. Por, të paktën në një rast, shkrimet dhe mendimet e Heshmat Alavit, u përmendën nga administrata Trump si provë e joefektivitetit të marrëveshjes bërthamore të epokës Obama. “Disa nga artikujt e MEK-ut janë zgjedhur gjithashtu për t’u transmetuar nga shërbimi në gjuhën persiane i Zërit të Amerikës, i cili financohet nga qeveria e SHBA-së”.

Raport nga: Ebrahim Khodabandeh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button