Hipokrizia dhe abuzimi i Islamit nga Massoud Rajavi

Të dashur miq, do të doja t’ju tregoja pak për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe Islamin në sektin Rajavi. Për 29 vjet, kuptova që Massoud Rajavi dhe Maryam Rajavi nuk kanë as besimin më të vogël në Islami dhe as në muajin e shenjtë të Ramazanit, ata bëjnë gjithçka vetëm për të kërkuar pushtet, dhe nuk ka dyshim për këtë. Ky person egoist me mashtrimin e tij kundërrevolucionar e dinte shumë mirë që nëse donte që anëtarët ti besonin mashtrimve të tij, duhej që në të gjitha fjalët e tij të të fuste edhe islamin për të mashtruar popullin dhe anëtarët!

Sekte abuzive që përdorin metoda të ndryeshme për të përparuar qëllimet e tyre dhe për të krijuar një imazh të pranueshëm dhe të besuar, njëra prej të cilave është përdorimi i fesë dhe paraqitjet fetare. Ata mbajnë maskën e fesë dhe i fshehin qëllimet e tyre autoritare nën maskën e fesë! Pastaj, duke stabilizuar pozicionin e tyre, ata fshehin natyrën e tyre të vërtetë dhe vetëm duke parë prapa skenave mund të shihet fytyra e tyre origjinale.

Rajavis in Ramazan

Në shumicës e fjalimeve të tij, Massoud Rajavi e bëri hapjen duke interpretuar Kuranin dhe nuk kishte askënd që të pyeste, në bazë të cilit arsim dhe cilës përvojë guxon të interpretojë vargjet dhe fjalët e Zotit?!

Unë kurrë nuk e kam e kam parë që Massoud Rajavi pranon qoftë edhe një nga rregullat e Islamit. Tani, supozoni se njerëz të tillë marrin frymë me Islamin dhe sjellin një ajet në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit që ky muaj është muaji i shpalljes së Kuranit dhe treguesi i udhëzimit! Të flasi ky person dhe ata përreth tij për islamin, A nuk është ky një veprim, për të mashtruar popullin?

Heshtja përballë devijimeve dhe kriminalitetit të Massoud Rajavit që përfshin fatin e mijëra njerëzve është një lloj mbështetje dhe miratimi i asaj që ai predikon.

Më besoni, kur dua të tregoj historinë e sektit Rajavi (ky sekt ka bërë kaq shumë krime dhe tradhëti kundër njerëzve dhe vendit tonë dhe ka qenë hipokrit në temën e Ramazanit dhe Islamit), ndjej keqardhje dhe më vjen shumë turp.

Rajavi çdo muaj të Ramazanit organizonte takime dhe lexonte vargje Kur’anore dhe fliste për muajin e shenjtë të Ramazanit deri në syfyr (mëngjes), Derisa të arrinte Nata e Kadrit, ky i mallkuar gjithashtu përdorte edhe natën e kadrit për të arritur qëllimet e tij.

Tani shikoni se si ky antikrisht Rajavi po abuzonte me Natën e Kadrit.

Kjo dhelpër dinake, pasi u ul dhe lavdëroi Imam Aliun dhe e quajti veten mik të Imam Aliut, i bëri të gjithë të besojnë ose sa për sy e faqe të konfirmojnë se Rajavi është mik i Imam Aliut.

Pas takimit, ai u thoshte të gjithëve që sonte shkoni dhe rrini vetëm me mikun tim dhe zotërinë tuaj Aliun dhe shkruani zotimet tuaja.

Të gjithë shkuan dhe morën letër të bardhë (megjithëse teksti në fjalë ishte i përgaditur më përpara dhe njerëzit duhej vetëm të shkruanin në të për të thënë që personi shkruajti me dorën e tij dhe me vullnetin e tij të lirë) dhe ne fillonim të gjithë me shkrimin duke iu përkushtuar Massoud Rajavi ; Pasi ta shkruanim këtë zotim, ne do të shkonim për të pushuar dhe pas pushimit, ata do të mbanin një takim tjetër dhe do të thoshin që ju të lexoni zotimet dhe letrat tuaja drejtuar Khezret Aliut (që do të thotë Rajavit) në publik, dhe ne do të uleshin në grupe dhe ata na thërrisnin emrat me rradhë, dhe të gjithë do të lexonin ato që kishin shkruar.!!

Kjo dhelpër dinake thoshte në takime se këto janë kartat e identitetit të luftës suaj, lexojini herë pas here dhe mbani mend zotimin tuaj ndaj Zotit dhe udhëheqësit tuaj ideologjik dhe jini të përkushtuar.

Po, të dashur, kjo dhelpër dinake nuk abuzoi vetëm me muajn e shejtë të Ramazanin dhe Muharremit, por në të gjitha rastet e Islamit. Gjatë këtyre viteve, ngaqë unë nuk kisha asnjë rrugë shpëtimi, më duhej të duroja dhe të mos thoja asnjë fjalë dhe të heshtja, derisa Zoti me mëshirën e tij, bëri të mundur që unë të isha në gjendje të dilja dhe të shpëtoja nga e gjithë kjo hipokrizi.

Reza Eslami, Tiranë
Faqja e të mbijetuarve në Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button