A ka marrë para kryeministri i Sllovenisë për fjalimin e tij në konferencën e grupit terrorist MEK?

Gazeta sllovene me tirazh të madh në një artikuj të saj në lidhje me pjesëmarrjen e kryeministrit të Sllovenisë në konferencën e grupit terrorist MEK, ka shtruar këtë pyetje se a ka marrë para ai për fjalimin e tij në këtë konferencë?

Gazeta sllovene “Delo” një prej gazetave me kredibilitet dhe tirazh të madh në Slloveni, ka shkruar: “Sipas të gjitha fakteve pjesëmarrja e Janes Jansha, kryeministrit të Sllovenisë në konferencën e ditës së shtunë të organizatës “Muxhahidine Khalk” (grupit terrorist MEK), ishte veprim i tepruar. Pjesëmarrja e Janes Jansha në atë konferencë mund të ketë pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet Evropë-Iran, për arsye se Sllovenia mbanë kryesinë e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Najsha për pjesëmarrjen e vet në atë konferencë nuk e kishte informuar as ministrin e punëve të jashtme dhe as presidentin e Sllovenisë dhe as nuk ishte konsultuar për këtë çështje me komisionin për politikë të jashtme në Parlamentin e Sllovenisë.

As Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë nuk ishte e informuar për pjesëmarrjen e Janes Jansha në këtë konferencë. Kristina Radi, ambasadorja e Sllovenisë në Iran e cila ishte thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit dhe kishte marrë notë proteste të ashpër për këtë çështje, gjithashtu nëpërmjet mediave ishte informuar për pjesëmarrjen e Janes Jansha në këtë konferencë.

Delo Newspaper
Gazeta sllovene “Delo”

Gjithashtu zyra e Presidencës së Sllovenisë ka deklaruar se presidenti slloven nuk është i interesuar për të bërë ndonjë deklaratë në lidhje me pjesëmarrjen e Janes Jansha në këtë takim.

Dr. Zijad Beçaroviç, kryetari i Institutit për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, në përgjigje ndaj kësaj pyetje se fjalimi i Janes Jansha çfarë pasoja mund të ketë për marrëdhëniet e Sllovenisë dhe Iranit?, së pari vuri në dukje moskordinimin e politikës së jashtme dhe politikës ekonomike në nivel të qeverisë dhe pastaj tha: “Është e qartë për të gjithë se ministri i ekonomisë së Sllovenisë e ka zgjedhur Iranin si partnerin ekonomik të Sllovenisë në këtë rajon. Prandaj, Irani është në qendër të vëmendjes së ekonomisë së Sllovenisë”.

Sipas Beçaroviç, tani janë duke u zhvilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Perëndimit dhe të gjitha dëshmitë tregojnë se normalizimi i këtyre marrëdhënieve herët a vonë do të ndodhë, për arsye se nga pikëpamja e biznesmenëve, për Slloveninë ekzistojnë potenciale të mëdha në tregun me 80 milionë banorë të Iranit dhe biznesmenët sllovenë janë të interesuar për investim dhe bashkëpunim ekonomik me Iranin”.

Gzaeta Delo në fund shkruan se “ajo çfarë mund të kuptohet nga deklaratat e folësve në takimin e grupit terrorist MEK, tregon një shembull se këtyre personave u kanë dhënë para. Zyra e kryeministrit të Sllovenisë nuk është përgjigjur ndaj kësaj pyetje tonë se kryeministri Jansha a ka marrë para për fjalimin e që ka mbajtur në konferencën e ditës së shtunë?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button