Shqiperia i bindet xhihadit muxhahedin!

Maryam Rajavi detyron Shqiperine te refuzoje turistet nga Iraku

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministres për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ata kanë sjellë në vëmendje një rast të ndodhur në Konsullatën shqiptare në Stamboll, ku u është refuzuar viza një grupi prej 48 personash, turistë irakianë, të cilët kishin paguar paketën e një udhëtimi turistik në Shqipëri. Refuzimi mesa kuptohet eshte bere me urdher te organizates ish-terroriste muxhahedine qe Shqiperia strehon ne Manez. Per Maryam Rajavin cdo iranian dhe iraken eshte terrorist dhe ata nuk duhet te lejohen te hyjne ne Shqiperi.

Perndryshe, turistët nga Iraku janë të detyruar të pajisen me viza turistike nga konsullata në Stamboll pasi Iraku nuk u përfshi në vendet për të cilat qeveria shqiptare hoqi vizat.
Turistët irakianë ishin përzgjedhur nga operatori Irakian, që të ishin njerëz me profesione, të kishin udhëtuar më parë si turistë në vende të ndryshme dhe të kishin një nivel ekonomik të përshtatshëm për të bërë udhëtime turistike.

Albanai

Për grupin prej 48 personash u organizuan rezervimet për fluturime dhe hotelet në Shqipëri. U bë aplikimi për viza online dhe iu kërkua të paraqisnin biletat dhe hotelet e paguara.
Për 48 persona operatori irakian u detyrua të paguante rreth 30 mijë dollarë për biletat e avionit dhe rreth 3500 Euro për vizat.

Në përbërjen e grupit prej 48 turistësh irakianë, ishin 30 mjekë dhe doktorë të cilëve iu refuzua viza pa asnjë të drejtë të cilët do të shkonin për një seminar apo konferencë.
Ata kishin parapaguar hotelin më të mirë me 5 yje në Tiranë dhe kishin planifikuan të qëndronin edhe 3 ditë më tepër në një nga hotelet më luksoze në Sarandë.

Sipas shoqatës, refuzimi masiv i kërkesave për vizë turistike është një sjellje e pa justifikuar dhe e pa bazuar në kriteret dhe rregullat në fuqi.
Anëtarët kërkojnë nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese të punës së Operatoreve Turistikë./TCh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button