Ish-anëtarët e MEK kërkojnë drejtësi pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Disa ish-anëtar të grupit terrorist MEK i kanë dërguar një letër prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe kanë kërkuar shqyrtimin e padisë së tyre kundër krimeve të sektit dhe grupit terrorist MEK ndaj tyre në gjykata kombëtare dhe ndërkombëtare deri në zbatimin e plotë të drejtësisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se disa ish-anëtarë të sektit dhe grupit terrorist MEK me anë të një letre dërguar Kerim Khan, prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, kanë deklaruar: “Ne, disa nga ish-anëtarët e sektit Raxhavi me anë të kësaj letre paraqesim padi gjyqësore dhe kërkojmë që kjo padi të shqyrtohet në gjykata kombëtare dhe ndërkombëtare deri në zbatimin e plotë të drejtësisë”.

MEK leaders trial in Iran

Në këtë letër thuhet: “Ne, nënshkruesit e kësaj letre, krimet e sektit Raxhavi ndaj vetes, veprime të tilla si robërim, burgosje, torturim dhe dëmtime të rënda fizike, vuajtje të mëdha dhe dëmtime të pakompensueshme psikologjike dhe shpirtërore, skllavëri seksuale etj… i konsiderojmë shembuj të qartë të krimeve kundër njerëzimit të përshkruara në nenin 7 të Statusit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale”.

Nënshkruesit e kësaj letre drejtuar prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, kanë thënë: “Kërkojmë nga shkëlqesia juaj që të vendosni nën përndjekje ligjore krerët e sektit Raxhavi të cilët po lëvizin lirshëm në territorin e Evropës dhe po vazhdojnë veprimet e tyre të sektarizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në mënyrë që me zbatimin e drejtësisë dhe parandalimin e mosndëshkimit të këtyre kriminelëve, përveçse të kompensohet një pjesë e dëmeve të shkaktuara ndaj nesh gjatë gjithë viteve të robërimit, të krijohen kushtet edhe për shpëtimin e qindra personave nga miqtë dhe shokët tanë të cilët akoma janë të ngujuar në prangat e sektit Raxhavi në një kamp të robërisë në territorin e Shqipërisë!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button