MEK i mbushur me krime dhe tradhti – 1

Irani njihet si viktima më e madhe e terrorizmit në botë. Kjo për shkak se më shumë se 17,000 qytetarë dhe zyrtarë politikë të vendit kanë humbur jetën për shkak të veprimeve të grupeve të ndryshme terroriste, veçanërisht grupit terrorist MEK.

Vrasja e personaliteteve dhe zyrtarëve të tillë si Dëshmori Ajetollah Beheshti së bashku me 72 zyrtarë të tjerë, e Presidentit dhe Kryeministrit përkatësisht Dashmor Rajai dhe Mohammad Javad Bahonar, Ajetollah Madani, Ajetollah Dastgheib, Ajetollah Kudusi, Ajetollah Ashrafi Esfahani, Ajetollah Sadoughi, Dëshmori Lajevardi dhe Dëshmori Seyyed Shirazi dhe në vitet e fundit martirizimi i shkencëtarëve dhe dijetarëve bërthamorë, janë viktima të terrorizmit, të cilët janë martirizuar nga hipokritët e MEK ose vetë amerikanët dhe agjentët e tyre.

Futja e hipokritëve të MEK në fazën e vrasjes së drejtpërdrejtë të njerëzve dhe akteve terroriste kundër Republikës Islamike më 20 qershor 1981 ishte fillimi i skandalizimit të natyrës së vërtetë të këtij grupi terrorist. Në të njëjtën kohë kur ushtria Baathiste e Sadamit nisi agresionin kundër Iranit, grupi terrorist MEK nisi operacionet vandale dhe terrorizuese në rrugët dhe pazaret e vendit me bombardimet e tij të shumta në vende publike, akte terroriste dhe vrasje brutale, duke u bërë kështu shtylla e pestë e regjimit e agresorit Ba’athist.

Rajavi and Saddam
Aleanca me Saddamin dhe ushtrinë Baathiste në luftën e imponuar kundër Iranit

Aleanca me Saddamin dhe ushtrinë Baathiste në luftën e imponuar kundër Iranit, kryerja e operacioneve sabotuese brenda Iranit, spiunimi i aktiviteteve ushtarake, sigurimi i informacionit ushtarak dhe ekonomik për armikun dhe pjesëmarrja në më shumë se njëqind operacione të drejtpërdrejta kundër Iranit, janë disa nga tradhtitë e grupit terrorist MEK ndaj kombit iranian.

Përveç bashkëpunimit ushtarak me armikun Baathist, hipokritët e MEK bashkëpunuan me regjimin Irakian në marrjen në pyetje dhe torturimin e të burgosurve robër të luftës, me qëllim rritjen e presionit psikologjik mbi luftëtarët iranianë. Sipas dokumenteve, kriminelët hipokritë të MEK martirizuan gjithashtu shumë të burgosur iranianë përpara se ata të regjistroheshin në Kryqin e Kuq.

Në vitin 1988, grupi terrorist i hipokritëve të MEK, i nxitur nga Saddami dhe për të ndikuar në rrjedhën e luftës, kreu tre operacione ushtarake relativisht të gjera, gjatë të cilave u martirizuan një numër i madh njerëzish dhe forcash ushtarake të Iranit. Grupi terrorist i hipokritëve të MEK gjatë këtyre viteve ka martirizuar më mijëra njerëz.

Në botimin e saj zyrtar dhe në raportin një vjeçar të punës së vet nga viti 1981 deri në vitin 1982, organizata e tmerrshme terroriste MEK kishte shpallur se ka kryer atentate vrasjeje ndaj 12,000 njerëzve në vitin e parë dhe 7,000 në vitin e dytë. Qëllimi i shumë prej vrasjeve të grupit ishte vrasja e verbër.

Ky rekord apo dosje e zezë tregon se grupi terrorist i hipokritëve të MEK nuk ka kursyer asnjë krim për të arritur qëllimet e tij të mbrapshta. Këta elementë terroristë kanë qenë gjithashtu të përfshirë në vrasjen e shkencëtarëve të industrisë bërthamore si Martir Ali Mohammadi, Martir Shahriari dhe Martir Ahmadi-Roshan.

Hipokritët e MEK edhe brenda Irakut gjithashtu luajtën një rol në operacionin Anfal për shtypjen dhe vrasjen e popullit Kurd që kundërshtonte regjimin e Sadamit. Hipokritët e MEK gjithashtu u vendosën në anën e Saddam Huseinit në shtypjen e intifadës Shiite të Irakut në vitin 1991. Bazuar në prova, grupi i hipokritëve të MEK ka martirizuar më shumë se 25,000 irakianë. Sipas të njëjtave dokumente, Saddami ka dhënë 30 milion dollarë në muaj për hipokritët e MEK pas shtypjes së kurdëve të Irakut.

Hipokritët e MEK për vite me radhë kanë qenë në listën terroriste të Departamentit të Shtetit të SHBA, por grupi tani ka një zyrë lobimi në Uashington dhe në vendet evropiane.

Seyyed Reza Kazvini Gharabi, një ekspert i çështjeve politike dhe një studiues i Fondacionit Habilian, duke iu referuar kontradiktës ideologjike të grupit terrorist MEK, thotë: Udhëheqësit e këtij grupi dikur brohorisnin parulla kundër imperializmit, por shpejt regjistruan zyrtarisht dhe hapën qendra e tyre të lobimit në zemër të Uashingtonit !! Nga njëra anë, ata flasin për demokraci, por nga ana tjetër nuk respektojnë parimet themelore të njerëzimit as edhe tek anëtarët e tyre.

Eksperti i lartë i çështjeve të terrorizmit vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë treguar se në rastin e grupeve terroriste ata veprojnë vetëm sipas interesit të tyre, jo sipas rregullave dhe kornizave etike; Një grup që ka qenë në listën terroriste të vendeve perëndimore për shumë vite, është hequr papritmas nga lista në fjalë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button