Sokol Beqiraj dhe muxhahedinet sulmojne Margarita Ballcon: A ka marre MEK-u kompjutera te rinj ne Manze?

Nje muaj pasi SPAK-u dhe policia e antiterrorit bastisi kampin e muxhahedineve ne Manze, armata muxhahedine duket se eshte hedhur ne sulm perseri. Ne 24 oret e fundit nga kampi i muxhahedineve ne Manze kane rinisur sulmet online kunder qytetareve shqiptare qe jane kritike ndaj MEK-ut.

Ne faqen ne Youtube te televizionit Top Channel i cili ka botuar nje bisede qe qytetarja shqiptare Margarita Ballco dhe i dashuri i saj iranian, Hassan Heyrani ka bere ne emisionin Shqiperia Live ne date 13/ 07/ 2023, ku Ballco dhe Heyrani tregojne tmerret brenda kampit muxhahedin, ne seksionin e komenteve muxhahedinet jane leshuar me ofendime dhe kercenime ndaj ciftit shqiptaro-iranian.

Sulmet ndaj Margarites i ka nisur perkthyesi i muxhahedineve Sokol Beqiraj. Fanatiku pro-muxhahedin quan defektorin e xhihadit te Maryam Rajavit Hassan Heyrani “nje renegat iranian”, “i pabese”, “mbeshtetes i mullaheve”, “tradhetar”.

“@sokolbeqiraj1857
16 hours ago
Nje emision ky, ku i intervistuari… nje renegat iranian qe shpif kunder ish vellezerve te tij dhe qe paska gjetur dashurine sapo i braktisi ata per te cilet kishte dhene besen … domethene nje bese shkeles dhe qe mbeshtet regjimin terrorist fashist fetar te mullaheve .., cfare mesazhi mund tu jap ky tradhetar i kombit te vet, shqiptareve. Shqiptaret e dine mire se muxhahidinet iraniane qe jetojne ne Shqiperi jane njerez te ndershem qe kane sakrifikuar jeten e tyre per liri dhe demokraci ne Iranin e uzurpuar nga regjimi i mullaheve.”

Sokol Beqiraj i cili shkruan ne portalin e ish-enveristit Cerciz Loloci, albspirit, dhe portalin e muxhahedineve te Manzes IranProbe, eshte perkthyes i rregullt i armates muxhahedine. Shkrimet e tija agresive qe kerkojne permbysje te regjimit ne Iran, sipas kodit penal te Republikes se Shqiperise, mund te klasifikohen si nxitje dhe thirrje per akte terroriste.

Shkrimet e Sokol Beqiraj qe botohen si ne portalin e Bujar Tukut, Gazeta Si, si ne portalin e Cerciz Lolocit albspirit, jane te porositura nga Maryam Rajavi, Mehdi Abrishamchi dhe armata muxhahedine. Qellimi i shkrimeve te Beqiraj jane disinformimi dhe perhapja e urrejtjes kunder Islamit dhe shtetit iranian. Portali i Cerciz Lolocit ku Beqiraj shkruan, eshte nje mbeshtetes i zjarrte i Izraelit dhe kundershtar i paepur i Islamit dhe muslimaneve. Ndersa ne faqen e Cerciz Lolocit sulmohet Islami, Cecoja nga Gjirokastra reklamon me fanatizem faqen islamofobike izraelite, Izraeli Sot sebashku me bizneset e ndertimit te Dine Fratarit.

Sulmi qe Sokol Beqiraj ka nisur kunder qytetares shqiptare Margarita Ballco duket se eshte bere me urdher nga armata muxhahedine. Menjehere pasi Beqiraj ka sulmuar ciftin shqiptaro – iranian, ne faqen e Top Channelit kane nisur komentet edhe nga muxhahedinet e Manzes. Duke pershendetur fitoren e tyre per debimin nga Shqiperia te Hassan Heyranit, muxhahedinet leshohen me ofendime ndaj Hassanit dhe gruas se tij:

“@user-yo1le2yc6b
14 hours ago
Kjo histori eshte pregatitur per te strehuarit e kampit muxhaidin kjo femer Ben sikur iranienet ne kampong e Maxes Jane te keqij . Perhaps I perked ketye I njoh mire nga after ata skan Arthur te martohen te shtojne popullsine por Kate ardhur per mbrojtje iranienet jane shame te mire, paqesor due humane, me kane ndihmuar ne resting e term-time dhe ne vazhdim te gjithe njohjes prej 5 vitesh. Me te vertet jane popull I zgjuar por nuk jane te verteta fjalet qe shpreh kjo femer Shqipetare sense Hasani iku u largua u fsheh me sakt nga kampi Jo per tu martuar por per te shpifur kundra iraniente ne kampin e Manxes

Reply2 replies
@hirbodazad40
16 hours ago
Dëgjova se ky njeri i shëmtuar u dëbua nga Shqipëria
Pse dora është përsëri në koshin e plehrave dhe ka dalë?
Top Channel është një vend për njerëzit e mirë, jo për djajtë
Një shembull është një ujk në çdo lëkurë
Natyra është si një ujk
Pra, çfarëdo që ai thotë është natyra e një ujku të uritur”

Ne valen e komenteve dhe ofendimeve qe behen ndaj shqiptares Margarita Ballco dhe burrin te saj, vijne edhe kercenime terroriste. Nje komentues me emrin @frankfranky7410 kercenon me vdekje qytetaren shqiptare dhe bashkeshortin e saj:

9 hours ago
Heren tjeter kur te dalesh ne TV me Hasanin do jesh e mbuluar koke e kembe me te zeza.

Sulmet kunder ciftit Ballco – Heyrani qe ka nisur armata muxhahedine e Manzes jane shume shqetesuese. Nje muaj pasi policia e shtetit bastisi kampin muxhahedin, ku edhe u sekuestruan rreth 100 kompjutera, SPAK-u akoma nuk ka arrestuar asnje muxhahedin per krimet qe ata kane bere ne Shqiperi ne vitet e fundit. Ndersa muxhahedinet nuk po perballen ende me drejtesine, kercenimet me vrasje qe mbeshtetesin e muxhahedineve kane bere ne faqen e televizionit Top Channel jane te frikshme per mediat dhe lirine e fjales. Sulmi kunder znj. Ballco i nisur nga Sokol Beqiraj dhe kercenimi me vdekje qe behet ndaj tyre, duhet te shihet me kujdes nga policia e antiterrorit dhe SPAK-u.

Cfare synon MEK-u te bej me ciftit Ballco – Heyrani? Pas sulmeve me shpifje qe Sokol Beqiraj ka nisur, kercenimeve me vdekje qe ben @frankfranky7410 cfare synon Maryam Rajavi te bej? A do te vrasin mbeshtetesit e MEK-ut sikur @frankfranky7410 ata qytetare shqiptare dhe iraniane qe denoncojne ne media krimet muxhahedine? Si shpjegohet qe pas sulmit te Sokol Beqiraj, muxhahedinet kane nisur te sulmojne ciftit iraniano-shqiptar? A kemi nje koordinim sulmesh muxhahedine kunder fjales se lire? Pse MEK-u u be aktiv ne mediat sociale nje muaj pas bastisjes nga policia? A i jane kthyer MEK-ut kompjuteret nga prokuroria apo mos valle MEK-u ka trafikuar kompjutera te rinj ne Manze?

MEK-u ka nje histori te gjate dhune, terrorizmi dhe kercenimi ndaj fjales se lire qe nga Irani, Iraku e deri ne Shqiperi. Muxhahedinet, sikur kryeministri Edi Rama ka theksuar me pare e kane kthyer Shqiperine ne baze te aktivitetit te tyre terrorist kunder nje vendi te huaj. Ata kane vrare civile, zyrtare dhe shkencetare iraniane. Kane nxitur dhune dhe akte terroriste ne vendin e tyre.

Kercenimi me i fundem i nisur nga Sokol Beqiraj dhe i pasuar nga llogarite muxhahedine, percon nje mesazh te zymte per lirine e fjales dhe mendimit ne Shqiperi.

Ndersa policia dhe gjykata shqiptare ka konfiskuar kompjuteret e muxhahedineve nje muaj me pare, rishfaqja dhe ri-aktivizimi i muxhahedineve ne rrjetet sociale tregon qe MEK-u ka marre kompjutera te rinj, ka rinisur aktivitetin politik, te cilin kryeministri Edi Rama ka denoncuar pak jave me pare.

Keto fakte, kercenime dhe shantazhe, duhet te hetohen nga policia e antiterrorit dhe SPAK-u dhe aktiviteti muxhahedin duhet frenuar perseri.

Emisioni i Margarites dhe Hassanit dhe komentet kercenuese mund te shihen ne linkun me poshte:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button