Shqipëria i ndalon hyrjen lideres së muxhahedinëve, Maryam Rajavi

Disa media të huaja kanë raportuar ditën e sotme se Maryam Rajavi-t, lideres së muxhahedinëve iranianë i është refuzuar hyrja në Shqipëri

Sipas agjencisë së lajmeve me bazë në Iran, “Tasnim“, është Gjykata e Posaçme në Shqipëri ajo që ka nxjerrë një urdhër për ndalimin e hyrjes së Rajavit në vendin tonë.

Më tej raportohet se Rajavi u largua nga Shqipëria në Francë (aty ku strehohet një tjetër numër i madh muxhahedinësh) në fund të qershorit, pasi forcat e policisë shqiptare bastisën kampin e MEK në Manzë të Durrësit për shkak të dyshimeve për sulme kibenretike kundër institucioneve të huaja.

Franca dhe SHBA që i përkrah, raportohet se krisën marrëdhëniet me muxhahedinë, pas kontrolleve të policisë shqiptare në vendstrehimet e tyre.

Në Shqipëri, Policia organizoi një aksion të madh kontrolli në Manëz të Durrësit, ku u sekuestruan dhjetra pajisje elektronike që përdoreshin nga anëtarët e MEK. SPAK dyshon se ata kanë kryer sulme kibernetike ndaj Iranit nga baza e tyre në Manëz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button