Po të mbajnë frymën
Po të mbajnë lirinë
Nuk të lejojnë nënën
Të larguan shtëpinë
Të dogjën të shkuarën
Të shkatërruan fëmijërinë
Të morën të drejtat
dhe të vranë lumturinë!
Dhe ti çfarë bën
Çfarë po pret?
Babanë e ke lënduar
Nënën po e vret
Dashurinë e madhe
po ta mbajnë sekret
Po përdorin mendjen tuaj
për interesin e vet!
Zgjohu nga imagjinata
Kërko dhe pak drejtësi
Sepse familja jote
po pret shumë nga ti!
Zgjohu nga ajo ëndërr
Kthehu në shtepi.
Është vetëm një jetë
Kërko edhe ti liri