Kampi i MEK-ut dhe kërcënimi i Covid-19 për Manzën

Sic e kam përmendur edhe në shkrime të tjera kampi i ish terroristëve iranianë në Manëz mbetet një problem i madh mjekësor në kushtet e Pandemisë Covid-19. Nuk kemi të bëjmë me një shqetësim thuajse teorik, por me një kërcënim eminent, apo sic i thonë anglezët “a clear and present danger”.

Sjellja e MEK-ut në Shqipëri si një entitet, që nuk para ia “fërshëllen” ligjeve e rregullave të shtetit shqiptar (pushtet qëndror dhe lokal), përbën një faktor stimulus të një rreziku të tillë. Konkretisht që në muajin prill kam ngritur shqetësimin për refuzimin me mjaft mirësjellje, që MEK i bëri përfaqësuesve të shëndetësisë në Durrës për të kryer disinfektimin e mjediseve të Kampit Ashraf 3 në Manëz. Cdo justifik i vartësve të shefes së Kultit Rajavi për arsye sigurie, ruajtje sekreti etj nuk qëndron. Theksoj se disinfektimit iu nënshtruan mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, mjediset e qelive të paraburgimit si edhe vetë ndërtesa e SHIK-ut në Durrës, pa folur për ndërtesat në Bazën ushtarako detare të Porto Romanos. Sipas një llogjike të thjeshtë refuzimi i MEK-ut për të lejuar disinfektimin e ndërtesave dhe ambjenteve të Ashraf 3 në Manëz për arsye sigurie i bie që Kulti Rajavi në Shqipëri na qenka më sekret sesa SHIK-u, shërbimi sekret shqiptar. Ky kult na paska masa më të forta sigurie sesa repartet e ushtrisë shqiptare apo se komisariatet e stacionet e policisë shqiptare. Meqenëse lejohet disinfektimi i mjediseve të burgut në Durrës, por jo Kampi Ashraf 3 në Manëz, i bie që këtij kampi disinfektimi na i shkelka masat e sigurisë, nën të cilat mbahen nga komandantët e tyre muxhahedinët e shkretë të mbyllur në këtë kamp (burg)!!!

Albania-Corona

Shqetësimi im tashmë nuk është thjesht teorik i tipit ndoshta, po qe se, në se etj.Tashmë 2 iranianë (një mashkull dhe një femër) të mbyllur në këtë kamp kanë vdekur nga Covid-19. Për shkak të segmenteve kuislinge të Qeverisë Shqiptare, zyrtarisht në Shqipëri nuk ka vdekur me Covid-19 asnjë nga iranianët e Kampit Ashraf 3 në Manëz! Personalisht me SMS kam pyetur zëdhënësen e Ministrisë së Shëndetësisë për vdekje në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza” të anëtarëve të MEK të sëmurë me Covid-19. Përgjigja ka qenë definitivisht mohuese. Faktëet ama janë më kokëforte sesa qëndrimet zyrtare të segmenteve servilo- kuislinge të qevërisë së vendit tim. Në varreza tashmë prehen 2 iranianë të vdekur nga virusi i kësaj pandemie.

Rrezik për shqiptarët!

Kulti Rajavi nga ana e vet as e vë ujin në zjarr jo vetëm për shëndetin e atyre “bujkrobërve” të mjerë iranianë të mbyllur në kamp, por edhe për shëndetin e banorëve shqiptarë të Manzës. Askush nga autoritetet shqiptare nuk mund të thotë saktë, nëse bëhet disinfektim në kamp apo jo, nëse përdoren dhe sa përdoren mjetet e mbrojtjes individuale në Kampin Ashraf 3 e kështu me rradhë.

Albania- Corona

Përhapja e Covid-19 jo vetëm është vdekjeprurës për iranianët e mbyllur në kamp për shkak të moshës së tyre të avancuar, sëmundjeve të ndryshme, që manifestojnë dhe për mungesë masash mbrojtëse higjeno-sanitare (zyrtarisht autoritetet shqiptare kanë zero informacion për të tilla masa, por është rrezik i madh edhe për banorët shqiptarë të Manzës. Disa dyzina prej tyre punojnë në kamp me mëditje 1 000 lekë dita (8 euro). Në një kamp, ku 2 nga banorët e të cilit kanë vdekur të sëmurë me Covid-19, sa siguri mund të kesh, ti si i punësuar shqiptar, që bashkë me rrogën nuk do i cosh familjes “peshqesh” edhe virusin Covid-19?!?!??! A ia vlen, që për një mijë lekë mëditje të cosh vdekjen në shtëpinë tënde?!?!?!?

Pikërisht shkelja nga Kulti Rajavi me të dyja këmbët e protokolleve të sigurisë mjekësore të shtetit shqiptar, e bën këtë situatë edhe më të rrezikshme. Tani në vjeshtë është provuar shkencërisht, që merr hov shpërthimi i epidemive (pandemisë) së këtij apo atij tip virusi gripi. Për të mbrojtur banorët e Manzës nga kërcënimi mjekësor i Kampi Ashraf 3, i cili ka mjaft të ngjarë, që tashmë të jetë shndërruar në një bombë virologjike me sahat, është e domosdoshme dhe e ngutshme të merren masa. Të zbatohet me përpikmëri protokolli mjekësor në luftë kundra këtij viruesi, duke përdorur cdo mjet: nga disinfektimi te izolimi apo edhe përdorimi i mjeteve mbrojtëse personale.

I paralajmëroj vëllezërit e mi shqiptarë të Manzës, që ekstraterritorialiteti thuajse diplomatik, që gëzon De Facto Kampi Ashraf 3, është pjellë bastarde e segmenteve kuislinge të politikës shqiptare. Fatkeqësisht faturën nuk e paguajnë politikanët tradhëtarë të Atdheut, por shqiptarët e mjerë e pendëthyer! Me të njejtin përkushtim qytetar e dhembje në zemër, që paralajmërova për shpërthimn e Gërdecit 3-4 orë më parë sesa të ndodhte, paralajmëroj edhe banorët e Manzës të marrin masa vetë (pa pritur qelbësirat e pushtetit qëndror, pushtetit lokal dhe madje opozitës) të shpëtojnë Manzën nga ky rrezik jo i vogël. Ne shqiptarët jo më kot kemi proverbin: I zoti e nxjerr gomarin (Rajavi-n) ngaq balta.

GJERGJI THANASI

سرویس محتوا

Të rekomanduara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button