Studiuesi suedez: MEK-u paguhet nga Princi Muhammad bin Salman

Trita Parsi një studiues suedez me origjiinë iraniane por resident në SHBA tha që Organizata terroriste MEK financohet nga Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman.

Parsi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter shkroi (raportuar kjo deklaratë nga Ashraf News), se ish Kryebashkiaku i Nju Jorkut, anëtari i Partisë Republikanë, Rudy Giuliani është një “klloun”.

Trita Parsi

Parsi shkroi që “ Ia vlen t’i kujtojmë popullit amerikan që ky klloun (Rudy Giuliani) ishte një nga përkrahësit kryesorë të një organizate terroriste iraniane, MEK (Muxhahedinët e Popullit Iranian), që ka vrarë shumë amerikanë, organizatë hyzmetqare e Sadam Husejni dhe tashmë e financuar nga Mohammad bin Salman i Arabisë Saudite.

Giuliani konsiderohet si kartë e djegur, dhe ai është një nga personalitetet, që ftohet të marrë pjesë në konferencat dhe mitingjet e organizuara nga MEK. Ai merr pjesë, sepse paguhet me shuma marramendëse parash nga grupi i Rajavit, njëlloj si në rastin e ish Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton, i cili e ka pranuar se për fjalimet, që ka mbajtur, ka marrë para nga MEK-u.

MEK-sat sipas informative, që na vinë nga Shqipëria, po blejnë disa gazetarë dhe punonjës të mediave shqiptare, me qëllim që të parandalojnë botimin e informacioneve, që vënë në dukje historinë kriminale të organizatës. Kjo organizatë për një kohë mjaft të gjatë mbështeti regjimin e Sadam Husejnit në vrasjet dhe shtypjen, që regjimi i bënte popullit iraken, vecanërisht banorëve të Provincës së Diyala-s.

Section

Të rekomanduara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button