Qendra Amerikane: PMOI ka fare pak shanse ta përmbysë regjimin iranian

Qëndra për Sigurinë e Re Amerikane pohoi që PMOI (MEK-u, iranianët e Manzës) kanë shumë pak shanse që të luajnë një rol të qënësishëm për të destabilizuar Republikën Islamike apo të rrëzojnë regjimin në Teheran, Kjo qendër, sic shprehet në uebsajtin e saj zyrtar “ka për qëllim të zhvillojë sigurinë kombëtare si edhe të elaborojë politika sigurie, që promovojnë dhe mbrojnë interesat dhe vlerat amerikane. Kjo qendër është e fokusuar në cështjet e terrorizmit dhe të luftës guerrile.”

Center for a New American Security

Qendra thekson në një studim të sajin të quajtur “ Hapja ndaj Iranit….një Strategji e Re për Shtetet e Bashkuara”, që e përgatiti paraprakisht për zgjedhjet në SHBA, studim nga Ilan Goldenberg, Elisa Catalano Evers dhe Kaley Thomas, me qëllim që të identifikojë opsione të mundshme për administratën e re amerikane, që ta shtyjë mbrapsht Iranin drejt rrugës së negociatave gjatë v. 2021. “ PMOI (MEK-u) ka shumë pak shanse që të luajë një rol kuptimplotë në destabilizimin apo edhe përmbysjen e Republikës Islamike, por ama përkrahja ndërkombëtare për këtë organizatë ia ngre nervat udhëheqjes iraniane”

Section

Të rekomanduara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button