Disidentët e Kultit Rajavi: shpëtoni jetët e shokëve tanë

Kampi i iranianëve në Manëz tashmë është shndërruar nga një kamp paramilitar në një kamp vdekjeje. Numri i të vdekurve për 100 persona në kamp tashmë është i përafërt me numrin e vdekjeve në Geton e cifutëve Theresienstadt në mars prill 1945.

Kulti Rajavi tashmë me gjysëm zëri zyrtarisht po e pranon përhapjen e Covid-19 në Kampin Ashraf 3 në Manëz. Po pranohet që moxhahedinët po vdesin nga Covid-19 jo vetëm në kamp, por edhe në spitalet e Tiranës. Kështu sajti zyrtar Kultit Rajavi “News.mojahedin.org” publikon lajmin, që një nga figurat më të rëndësishme të Kultit Rajavi, Hamid Asadian ka vdekur nga Covid-19 në një spital të Tiranës.

(Linku:
https://news.mojahedin.org/id/1b63ff83-86e6-4d26-a628-a708672f8fdc

MEK defectors - albania
MEK Defectors

Normalisht dielli (vdekjet nga Covid-19), nuk mund të mbulohet më me shoshë.

Disidentët e Kultit Rajavi reagojnë

Shndërrimi i Kampit Ashraf 3 në një pavion palativ (të sëmurët pa shpresë për jetën) ka nxitur një grup iranianësh disidentë të Kultit Rajavi, që me shkrim (në farsi dhe në anglisht) t’u drejtohen autoriteteve më të larta shqiptare si edhe faktorit ndërkombëtar me apelin humanitar: Vini dorë në Kampin Ahsraf 3! Mos i lini shokët e miqtë tanë në kamp të vdesin njeri pas tjetrit nga Covid-19 për shkak se Miriam Rajavi dhe komandantët e Kultit Rajavi shkelin me të dyja këmbët cdo protokoll mjekimi, depistimi e parandalimi të përhapjes së Covid-19 në rradhët e iranianëve të mbyllur në Kampin Ashraf 3.

Ata u apelojnë autoriteteve shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar të ushtrojnë presion mbi shefen e kultit, Miriam Rajavi, që ajo t’i lejojë anëtarët e kultit të mjekohen në spitalet e specializuara shqiptare.T’i lejojë të zbatojnë protokollet në fuqi për distancimin social si një nga masat më të efektshme për të luftuar Coronavirusin.

Ata kërkojnë që këto autoritete të ushtrojnë kontroll në kamp, me qëllim që të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzore të anëtarëve të Kultit Rajavi.

Nënshkruesit e letrës, që u apelojnë autoriteteve më të larta shqiptare, i drejtohen edhe RAMSA Organization, United Nations Office janë:

1) Hassan Heyrani
2) Abdolrahman Mohammadian
3) Ali Hajari
4) Reza Slami
5) Moosa Damroodi
6) Gholamali Mirzaei
7) Parviz Heydarzadeh
8) Reza Mezginejhad
9) Hassan Shabaz
10) Malek Baitmshaal
11) Gholamreza Shekari
12) Ehsan Bidi
13) Bager Mohammadi

Section

Të rekomanduara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button