Shik-u merr masa kundra Kultit Rajavi

Sapo na informuan se një grup inspektorësh të SHIK-ut (Shërbimi Informativ Kombëtar)me tre automjete kanë hyrë në Kampin Ashraf 3 pa ia varur shumë torbën rojeve private të armatosura të kampit.

Nga informacionet paraprake mësojmë se SHIK-u bazuar në indicie të shumte (kryesisht shkrimet e publikuara nga Ashraf News, por edhe info të dhëna nga personel mjekësor shqiptar), bazuar edhe në interceptime telefonatash të iranianëve disidentë të Kultit Rajavi, që jetojnë në Tiranë dhe miqve të tyre ende të mbyllur në kamp, është bindur se në kamp ka probleme.

Albania - MEK Camp - Ashraf 3
MEK Camp

Ekzistonin dyshime të arsyeshme se në kamp zhvilloheshin aktivitete, që binin ndesh me legjislacionin shqiptar sidomos melegjislacionin e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, që shërven si bazë juridike për luftën anti Covid-19.

Nga një kontroll i pjeshëm dhe jo fort i gjatë në kamp rezultoi se ndër të tjera: disa dhjetra MEK-sa ishin të sëmurë rëndë (bed-ridden) dhe manifestonin shenja të ngjashme me ato që manifestojnë të sëmurët me Covid-19. Në kamp u konstatuan ilace, mjete mbrojtëse mjekësore të ardhura nga Gjermania, për të cilat komandantët eMEK-ut nuk paraqitën dokumente, që ishin zhdoganuar në doganën shqiptare (released for free circulation).

Nuk u konstatua gjatë këtij kontrolli të pjesshëm, që në territorin e rrethuar me gardh të kampit, të kishte varre (as të reja e as të vjetra). Inspektorët e SHIK-ut mundën të regjistrojnë audio dhe video disa nga MEK-sat, që ankoheshin haptazi për komandantët e tyre dhe që luteshin t’u krijohej mundësia për t’u larguar nga Kampi Ahsraf 3. Ata kërkonin, që t’u bashkëngjiteshin iranianëve disidentë të Kultit Rajavi, tëcilët jetojnë të lirrë në Tiranë, të pajisur nga autoritetet shqiptare me leje qëndrimi të përkohëshme. Kontrolli i kryer nga nëpunësit e SHIk-ut zbuloi edhe sende problematike në kamp!

Sipas të dhënave tona, SHIK-u pritet të rikthehet për kontroll në kamp, i mbështetur edhe nga elementë të Policisë Së Shtetit. Rikontrolli mund të fillojë që këtë të hënë 14 dhjetor 2020.
Informacioni, që po ofrojmë për lexuesin është në përditësim të vazhdueshëm. Në këtë shkrim tonin nuk po blofojmë! Për tu bindur për këtë ofrojmë edhe një detaj: Një nga nëpunësit e SHIK-ut pjesëmarrës në këtë kontroll, është nga qyteti i Korcës.

Nuk po japim emër-mbiemrin e tij dhe nuk po bëjmë publike foton e tij për shkak të ndrojës se duke vepruar kështu dëmtojmë sigurinë kombëtare të Atdheut.

Në ditët në vazhdim shpresojmë të informojmë lexuesit në mënyrë më të detajuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button