Dalja është e ndaluar-pjesa e tretë

Shfaqja e pakënaqësisë brenda organizatës Muxhahedine

Ish anëtarët e Muxhahedinve të intervistuar në këtë raport përmendën arsyet e mëposhtme për largimin e tyre nga organizata: dështimi ushtarak i organizatës për të përmbysur qeverinë iraniane gjatë operacionit ushtarak të korrikut 1988, divorcet massive të detyruara si pjesë e revolucionit ideologjik, si dhe torturat dhe ngacmimet nga operativët e Muxhahedinve gjatë “kontrolleve të sigurisë” në vitet 1994 dhe 1995.

Operacioni Forugh Xhavidan

Organizata e Muxhahedinve i stërvitën luftëtarët e tyre nën flamurin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare brenda Irakut, Ushtria Nacionalçlirimtare ngriti kampe të ndryshme në Irak dhe stërviti mijëra persona për luftë të brendshme me qeverinë iraniane.

Gjatë Luftës Iran-Irak, forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare sulmuan rregullisht trupat iraniane në kufirin Iran-Irak dhe sulmuan Iranin disa herë.

Eternal Light operation

Operacioni më i madh i ushtrisë erdhi pasi Irani miratoi Rezolutën 598 të KB mbi një armëpushim me Irakun. Irani e miratoi këtë rezolutë të KB me 18 korrik të vitit 1988, pas kësaj, gati 7 mij trupa të Ushtrisë Çlirimtare u mobilizuan menjëherë për të sulmuar Iranin, ky operacion u quajt Forugh Xhavidan.

Udhëheqësi i Muxhahedinve duke besuar se qeveria iraniane ishte e dobët dhe e pambrojtur nga një kryengritje popullore, arriti në përfundimin se sulmi nga Ushtria Çlirimtare ishte shkëndija për kryengritjen dhe do të hapte rrugën që forcat e saj të hynin në Teheran dhe të përmbysnin qeverinë.

Në prag të këtij operacioni, Massoud Rajavi u tha forcave të tij:

“Ne nuk do të luftojmë vetëm, populli do të jenë me ne, ata janë të lodhur nga ky regjim dhe veçanërisht që nga koha e armëpushimit, ata duan ta heqin qafe këtë regjim përgjithmonë. Ne thjesht duhet të luajmë rolin e një mburoje që mbron njerëzit nga sulmet e IRGC-së.

Eternal Light operation

Kudo që të shkojmë, grupet e njerëzve do të bashkohen me ne dhe të burgosurit që do të lirojm do të jenë aleatët tanë për fitore. Përfundimisht, kjo ortek do të copëtojë rrjetin e Khomeinit.

Ju nuk keni nevojë të mbani asgjë me vete, ne do të notojmë si peshq në detin e njerëzve, ata do t’ju japin gjithçka që dëshironi. “*

Eternal Light Operation

_____________________

* Banisadr. Memoirs of an IranianRebel. P. 283

Me 24 korrik të vitit 1988, trupat e Ushtrisë Çlirimtare lanë kampet e tyre, dhe hynë në Iran nga kufiri Khosravi*. Ata së pari hynë në qendër të provincës Kermanshah, e cila është rreth 100 milje brenda Iranit, ata nuk u përballën me shumë rezistencë.

____________________

* Incursion by rebels threaten cease _ fire The Washington Post. July 30. 1988

Por ushtria iraniane dhe Garda Revolucionare ndërhynë për të mbrojtur Kermanshah dhe pasi i dhanë humbje të mëdha Ushtrisë Çlirimtare, forcat e saj u detyruan të tërhiqeshin në kufirin Irakian. *

___________________

* Rebels routed in push for Tehran. The Guardian September. 6. 1988

Sipas Massoud Bani Sadrit:

“Dhjetë vjet më vonë, kur organizata publikoi për herë të parë emrat dhe fotot e dëshmorëve të këtij operacioni, numri i dëshmorëve u shpall 1304 persona. Përveç kësaj, 1100 njerëz u plagosën, ku 11 prej të cilëve vdiqën disa kohë më vonë. *

______________________

Memories of an Iranian Rebel

* Banisadr. Memoirs of an Iranian Rebel. p 292

Humbja e Ushtrisë Nacionalçlirimtare ishte një pikë kthese për shumë forca, që kuptuan se fuqia e tyre ushtarake ishte e pamjaftueshme për të përmbysur qeverinë iraniane, Mohammad Eskenderi, një tjetër ish-anëtar i Muxhahedinve, i cili u plagos gjatë operacionit Forugh Xhavidan, shkruan:

“Atmosfera e pesimizmit dhe mosbesimit në udhëheqjen e Rajavit po rritej çdo ditë. Shumë anëtarë kërkuan të largoheshin nga organizata. Shpirti i thyer dhe trupat e plagosur të anëtarve ishin një shenjë e disfatës taktike dhe strategjike të ushtrisë së Rajavit. *

___________________

* Mohammad Reza Eskenderi, Çfarë na ndodhi ne, kujtime të një muxhahidi, (Paris: Khavaran, 2004) f.83

Massaud Bani-Sadr gjithashtu përmend hapësirën pas operacionit si një pikë kthese për shumë anëtarë të organizatës:

“Operacioni Forugh Xhavidan, shkatërroi shpresën tonë politike, por më e rëndësishmja, për mua dhe shumë të tjerë, ky operacion shënoi fundin e ideologjisë, besimit dhe pritjes morale. Vlerat tona thelbësore humbën kuptimin e tyre dhe nuk ishin më frymëzuese.

Ne të gjithë u bëmë aktorë që luanim me njëri-tjetrin dhe inkurajonim njëri-tjetrin, kjo gënjeshtër arriti kulmin kur udhëheqësi jonë ideologjik nuk pranoi parashikimin e tij të gabuar dhe gjykimin tonë….

Na thanë që besimi i Muxhahedinve ka dy shtylla: sakrificën dhe ndershmërinë. Pas operacionit Forugh, ndershmëria u shua plotësisht, dhe pas kësaj organizata u bazua vetëm në një shtyll: sakrifica dhe më shumë sakrifica (më shumë përkushtim). *

____________________

Masud Banisadr
Massaud Bani-Sadr

* Banisadr. Memoirs of an Iranian Rebel. p. 306

Divorci i detyruar

Sakrifica që u kërkohej anëtarëve të organizatës, u llogaritën nga udhëheqësi i organizatës në formën e një serie “revolucionesh ideologjike”. * Udhëheqësi i organizatës u kërkoi të gjithë anëtarëve të divorcoheshin nga varësia e tyre fizike dhe mendore për të rritur aftësinë e tyre luftarake. Në këtë fazë të revolucionit ideologjik, të martuarit u detyruan t’i jepnin fund lidhjeve të tyre emocionale duke u divorcuar nga bashkëshortët e tyre.

______________________

* Koncepti i revolucionit ideologjik filloi me martesën ideologjike të Massoud dhe Maryam Rajavit në vitin 1985, pas së cilës të gjithë anëtarët e organizatës u detyruan të pastronin personalitetin e tyre me një hap ideologjik, Në këtë mënyrë, që të gjithë anëtarët duhet të identifikonin dobësitë e tyre personale dhe gabimet e së kaluarës duke shkruar raportet e tyre kritike.

Shihni libri: Masoud Banisadr. Memoirs of an Iranian Rebel (London: Saqi Books 2004)

Massoud Bani-Sadr shpjegon se si, pas dështimit të organizatës në Iran, ky proces u krye gjatë takimeve ideologjike të anëtarëve qendrorë dhe ekzekutivë:

“Gjëja e parë që duhej të bëja në Bagdad ishte të shikoja videon e takimit ideologjik të anëtarëve qendrorë dhe ekzekutivë. Takimi, u quajt Imam Zeman *, filloi me një pyetje të thjeshtë: A kishim borxhe?”…..

Ashtu siç mendoja unë, që Massoud Rajavi nuk pretendoi se ishte Imam Zeman, por ai tha që ne ia kemi borxh gjithçka Imam Zemanit …. Qëllimi i kësaj fjalie ishte që të tregonte që ashtu siç udhëheqësi jonë eshtë një, me Imam Zeman dhe Zotin, nëse edhe ne bëhemi bashkë, mund të arrijmë Teheranin.

Ai ishte i gatshëm të jepte gjithçka që kishte (në të vërtetë të gjithë ne!) Në rrugën e Zotit. Rajavi, duke pretenduar se po mendonte vetëm për vullnetin e Zotit, priste që ne të dilnim në përfundim se midis tij dhe Imam Zeman nuk kishte asnjë pengesë dhe ndërmjetës.

Por ekzistonte një pengesë midis nesh dhe atij (Rajavit) që nuk na lejonte që ta shihnim atë qartë. Kjo ishte pengesa e dobësisë tonë. “Nëse ne do ta kishim pranuar, do të mund të kishim parë pse dhe si dështuam në raste të tilla si Operacioni Forugh. Massoudi dhe Maryami nuk kishin asnjë dyshim që gratë tona ishin pengesa jonë.” **

________________________

Imam Zeman është Imami i dymbëdhjetë i Shitëve. Sipas Shitëve, Imam Zeman është Imami i dymbëdhjetë i pasardhësve të Profetit Muhamed (as) i cili është zhdukur nga sytë në shekullin e dhjetë dhe do të rishfaqet si një shpëtimtar i njerëzimit kur të emërohet nga Zoti.

** Banisadr. Memoirs of an Iranian Rebel. p. 307

Urdhri i organizatës për divorce massive shkaktoi ankth dhe konfuzion midis shumë anëtarëve. Massoud Bani-Sadr përshkruan detajet e atmosferës në kampin Ashraf gjatë kësaj periudhe si më poshtë:

“Atmosfera e Kampit ishte krejtësisht e ndryshme…. Atmosfera e mjerimit ishte e pambarushme…. Dukej se të gjithë ishin në një fazë të re të revolucionit ideologjik. Diskutimi i vetëm i ligjshëm ishte revolucioni dhe shkëmbimi i përvojave të ngjashme.

Përveç kësaj, asgjë nuk kishte rëndësi, nuk kishte asnjë botë jashtë ….. Edhe beqarët duhej të divorcoheshin nga pengesat e tyre, ata njerëz të shkret as nuk e dinin kush ishin pengesat e tyre. Me sa duket kjo përfshinte të gjithë burrat dhe gratë që mund të kishin pëlqim dhe interes për njëri-tjetrin.

Më vonë zbulova se organizata donte jo vetëm divorc ligjor por edhe divorc emocional dhe ideologjik, unë duhej të divorcohesha nga gruaja ime edhe me zemër, domethën mos të kisha asnjë ndjenje më për gruan time, në fakt unë duhej të mësoja ta urreja atë dhe ta mendoja si një pengesë mes meje udhëheqëst tim.

Rajavi njoftoi në takim, se, si një udhëheqësi ynë ideologjik, ai urdhëron divorcin massiv të bashkëshortëve tona. Ai u kërkoi të gjithëve të dorëzonin unazat e tyre nëse nuk i kishin bërë tashmë. Takimi, i cili zgjati për një javë, ishte takimi më i çuditshëm dhe më i neveritshëm që kam marrë pjesë ndonjëherë. “*

_______________________

* Banisadr. Memoirs of an Iranian Rebel. p. 311

Kontrolli i sigurisë

Forcat e sigurisë së Muxhahedinve, arrestuan shumë anëtarë të organizatës brenda kampeve të tyre në Irak, kjo ndodhi në fund të vitit 1994 dhe në fillim të vitit 1995. Këta individë u morën në pyetje dhe u akuzuan për spiunim për qeverinë iraniane.

Të arrestuarit u lanë të lirë në mes të vitit 1995 pasi u detyruan të nënshkruanin rrëfime të rreme dhe të shprehnin besnikëri ndaj udhëheqësit të organizatës. Pesë nga anëtarët e Muxhahedinve të intervistuar për këtë raport, ishin midis të arrestuarve gjatë kësaj periudhe.

Emrat e tyre janë: Ferhad Xhevaheri Jar, Ali Ghashghavi, Alireza Mir Asgeri, Akber Akberi dhe Abbas Sadeghi Nexhad. Sipas deklaratave të tyre, të cilat përshkruhen në seksionin tjetër, qëllimi kryesor i këtyre arrestimeve ishte për të frikësuar dhe për të krijuar panik në mes të disidentëve dhe për të marrë rrëfime të rreme se ata ishin agjentë të qeverisë iraniane. Kjo epokë njihet si “kontrolli i sigurisë”.

Në fund të vitit 1994, organizata informoi forcat e saj në Irak se po planifikonte të dërgonte ekipe të vogla në Iran për të kryer operacione. Ferhad Xhevaheri Jar tha për Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch):

“Ata përhapën një mesazh nga Massoud Rajavi duke thënë se tani situata e brendshme në Iran është në trazirë dhe ata që duan të hyjnë brenda Iranit dhe të kryejnë operacione revolucionare dhe të nxisin dhe inkurajojnë njerëzit në revolucion, ju lutemi të bëjnë një kërkesë me shkrim.

U krijuan radhë të gjata në zyrat e zyrtarëve. Formulari i aplikimit ishin rreth dyzet faqe dhe përmbanin qindra pyetje. “*

______________________

* Intervistë telefonike e Mbikëqyrësve e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Ferhad Xhevaheri Jar, 3 shkurt 2005

Alireza Mir Asgeri, një tjetër ish anëtar i organizatës, tha për Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) se gjatë kësaj periudhe, disidentët u përhap në të gjithë kampin Ashraf: “Në fund të vitit 1994, vala e pyetjeve dhe kundërshtimeve në organizatë kishte arritur një pikë shumë të lartë, operacioni ushtarak u zvogëlua dhe anëtarët e organizatës kishin shumë kohë për të menduar.

Shumë njerëz donin të largoheshin nga organizata, që unë më pas kuptova se një numër i njerëzve përreth meje po mungonte. Kur ne pyesnim për ta, ata na thonin se ata kishin shkuar në një mision në Iran. “Më vonë zbulova se këta njerëz kishin qenë arrestuan dhe u burgosën nga organizata. Unë vetë u arrestova në fillim të Shkurtit në vitin 1994.” *

______________________

* Intervistë telefonike e Mbikëqyrësve e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) me Alireza Mir Asgeri, 10 shkurt 2005

– Dalja është e ndaluar-pjesa e parë
– Sallat e luftës së Organizatës Muxhahedin Khelk. Nga Iraku në Shqipëri- pjesa e dytë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button