Seanca gjyqësore për shqyrtimin e padisë së 42 ish-anëtarëve të grupit terrorist MEK

Seanca e parë gjyqësore për shqyrtimin e padisë së 42 ish-pjesëtarëve të grupit terrorist MEK të udhëhequr nga Marjam dhe Mas’ud Raxhavi dhe anëtarë të tjerë të lartë të këtij grupi terrorist, u zhvillua në degën 55 të Gjykatës Juridike dhe Publike Ndërkombëtare të Teheranit.

MEK leaders trial in Iran
Seanca gjyqësore për shqyrtimin e padisë së 42 ish-anëtarëve të grupit terrorist MEK

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në fillim të seancës gjyqësore, gjykatësi Pur Muridi ka deklaruar: “Të pandehurit e kësaj dosje të grupit terrorist MEK janë Mas’ud Raxhavi, Marjam Raxhavi, Mahdi Abrishamçi, Abulkasem Rezaij, Sejed Muhamed Sejed Muhadesi, Maxhid Hariri, Mahbube Xhamshidi, Mahdi Moradi, Mozhgan Parsaij, Muhamed Ali Teofighi Khaniki, Muhamed Hajati, Abasali Sejfipur, Hadi Roshanravan, Alireza Xhafarzade, Muhamed Sadegh Sadat Darbandi, Mehush Sepehri, Ozra Alevi Talaghani, Mahdi Ali Gholi, Muhamed Xhavad Ghadiri Modarresi, Sara Samsami dhe Giti Giveçian. Është hera e parë në historinë e vendit që një padi e tillë paraqitet në degën juridike të gjykatës. Arsye e zhvillimit të procesit gjyqësor në mënyrë publike është kjo që për herë të parë persona të viktimizuar në lidhje me burgosjen, torturimin, mohimin e të drejtave etj., vepra që janë kryer nga grupi terrorist MEK ndaj tyre, kërkojnë dëmshpërblim dhe zbatim të drejtësisë. Pas paraqitjes së padisë, çështja është kumtuar nëpërmjet organeve përkatëse për shtetin e Francës dhe shtetin e Shqipërisë që janë vendqëndrim i pjesëtarëve të këtij grupi terrorist. Kumtimi është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë për Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë në mënyrë që të marrë masat përkatëse dhe kjo procedurë u është dërguar atyre nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kumtesa i është dërguar atyre dy muaj më parë dhe afati ligjor prej dy muajve për shqyrtimin e çështjes nga ata, tani ka mbaruar. Në fillim do të dëgjohen dëshmitë e avokatëve të palëve paditëse. Prandaj kërkojmë nga avokati që të paraqesë arsyet e padisë së tij. Në vazhdim të seancës, u kërkojmë anëtarëve të cilët janë të gatshëm të deklarohen, të dalin para seancës dhe të dëgjojmë dëshmitë e tyre dhe t’i përgjigjen pyetjeve të gjykatës”.

MEK leaders trial in Iran

Në vazhdim të seancës, avokati i padisë së ngritur z. Tavasoli tha: “Padia është përpiluar në disa pjesë. Pjesa e parë përmban natyrën e grupit terrorist MEK si një sekt dhe elementët përbërës të një sekti dhe veprat dhe sjelljet sektariste. Pjesa e dytë trajton sjelljet dhe veprimet e këtij grupi terrorist. Grupi terrorist “Muxhahidine Khalk” si një sekt i dhunshëm dhe terrorist, ka kryer operacione dhe sulme të armatosura kundër qytetarëve të Iranit ku prej tyre ka qenë vrasja e grave dhe fëmijëve gjatë operacioneve të ndryshme dhe atentatet terroriste kundër liderëve të partive politike siç është atentati terrorist kundër anëtarëve të “Partisë Republika Islamike”. Organizata për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut (HRW) ka prezantuar një hulumtim të gjerë dhe me detaje në këtë drejtim dhe në këtë padi të ngritur do të paraqiten disa prej dokumenteve të atij raporti. Në periudha të ndryshme kohore, anëtarëve të kësaj organizate terroriste i janë kumtuar disa urdhëresa veprimi që një prej atyre urdhëresave për veprim, është shtabi i sektorit shoqëror të kësaj organizate. Shtabi në fjalë ka bërë një transmetim në të cilin flet për perceptimin dhe të kuptuarin e thellë dhe të madh të udhëheqjes së Mas’ud dhe Marjam dhe për besimin te ata dhe nënshtrimin revolucionar ndaj urdhrave të tyre. Në bazë të kësaj, anëtarët e organizatës, nuk kanë të drejtë për të marrë kurrfarë iniciative dhe nuk janë të lirë as në të menduarin e tyre. Për shembull, Mas’ud Racxhavi deklaron, të gjithë duhet të shkurorëzohen, burri nga gruaja dhe gruaja nga burri dhe të gjitha emocionet familjare duhet të drejtohet drejt meje, Të gjithë duhet të më duan vetëm mua dhe të jetojnë vetëm për mua. Njëri prej krerëve të sektit Raxhavi me emrin Mas’ud beni Sadr i cili është ndarë nga ky sekt, thotë: “Operacioni “Forugh Xhavidan” të cilin ne në Iran e kujtojmë me emrin “Operacioni Mirsad”, na ka shkatërruar shpresën tonë politike që për mua dhe për shumë të tjerë tregonte fundin ideologjik. Të gjithë ne ishim shndërruar në aktorë të cilët luanim role me njëri-tjetrin dhe inkurajonim njëri-tjetrin, ndërsa pas operacionit “Forughe Xhavidan”, burimi i sinqeritetit ishte tharë tërësisht”. Ndërkohë sipas znj. Batul Sulltani, një tjetër ish-anëtare e Këshillit Udhëheqës të Organizatës, grat në këtë sekt janë të privuara edhe nga të drejtat më elementare dhe më themelore të tyre. Ato nuk kanë të drejtë të martohen, e nuk bëhet fjalë fare për të zgjedhur bashkëshortin. Në këtë sekt, për shkak se jeta është në mënyrë kolektive, posedimi i kushteve individuale për shembull, dhomë të fjetjes të ndarë, nuk ekziston fare dhe femrat nuk mund të lëvizin e të qarkullojnë në mënyrë të vetme. Askush nuk kishte guxim për të bërë ndonjë kritikë ndaj strukturave të Organizatës dhe shumë prej grave e vajzave janë bërë viktimë e keqtrajtimeve fizike. Shfrytëzimi si skllevër seksual bëhej nga personi udhëheqës, do të thotë nga Mas’ud Raxhavi”.

MEK leaders trial in Iran

Avokati Tavasoli duke përmendur shembuj të sjelljeve shfrytëzuese dhe shkeljen e të drejtave njerëzore nga ana e sektit Raxhavi, shtoi: “Sekti terrorist MEK kishte sjellje të çuditshme ndaj anëtarëve të vet dhe nuk u lejonte atyre që të lëvizin nëpër zona urbane. Anëtarët e organizatës MEK në fillim kanë qenë të burgosur e të mbyllur në një bazë në Francë dhe më pas ky grup terrorist është vendosur në kampin “Ashraf” në Irak dhe asnjëri prej anëtarëve të tij nuk lejohej të dilte jashtë nga ky kamp dhe ata ishin të mbyllur në kampin Ashraf. Sipas raportit të HRW, ky grup terrorist përdor tre lloj të burgjeve. Lloji i parë përbëhet nga njësi të vogla të cilat njihen si “Bujtina”. Lloji i dytë i burgjeve është burgu brenda në kamp që quhet “Burgu Bangal”, ndërsa lloji i tretë i burgjeve janë disa burgje në të cilat femrat torturoheshin në mënyrë fizike, goditja me kabllo, djegia me havi elektrike, rrahje fizike etj., ishin disa prej mënyrave të torturave të cilat i kanë përjetuar viktimat e këtij grupi terrorist që janë prej paditësve të kësaj dosje. Një prej ish-anëtareve të kësaj organizate e cila e kishte bërë tatuazh fjalën “NËNË” në krahun e saj, ishte detyruar ta fshijë atë me havi elektrike. Detyrimi për të fjetur në një shtrat me Mas’ud Raxhavi, prerja e gjymtyrëve të trupit, rrahja e ashpër fizike dhe hedhja e individit mbi copëza të qelqit të nxehur; ishin pjesë të torturave të cilat i kanë përjetuar viktimat e këtij grupi terrorist dhe këto veprime i kanë shkaktuar dëme shpirtërore dhe morale paditësve të kësaj dosje. Shkurorëzimi i detyruar ishte një prej mekanizmave të grupit terrorist MEK. Të gjithë anëtarët e Organizatës me përjashtim të kryet të saj, janë detyruar të shkurorëzohen nga bashkëshortët ose bashkëshortet e tyre dhe gjithashtu nuk kishin të drejtë të mendojnë për ndonjë grua ose burrë dhe nëse ata kishin fëmijë, ata i kanë ndarë fëmijët nga prindërit dhe ua dorëzonin njerëzve të tjerë që t’i edukojnë dhe prindërit nuk kishin kurrfarë mundësi për t’u takuar me fëmijët e tyre. Klientët tanë pas lirimit nga burgu, kanë pësuar dëme shpirtërore dhe psikologjike të pakompensueshme. Znj. Batul Sulltani në kujtimet e saj ka treguar se si Mas’ud Raxhavi e ka detyruar atë dhe disa femra të tjera që të flenë me atë dhe të bëjnë marrëdhënie seksuale. Anëtarët e organizatës terroriste MEK ishin të detyruar të bëjnë punë të detyruar për 14 orë, si punë bujqësore, transportuese, të kryejnë tortura etj., gjatë ditës për të marrë një ushqim të paktë dhe të pavlerë. Në shumë raste punët që kryheshin nga anëtarët e organizatës terroriste MEK, ishin të padobishme dhe bëheshin vetëm që personi të mos qëndrojë i papunë. Paditësit e kësaj dosje janë persona të cilët për shumë vite kanë pësuar dëme të tilla, prandaj përcaktimi i dëmshpërblimit financiar kurrë nuk mund të kthejë vitet e jetës të cilët i kanë humbur këta persona”.

MEK leaders trial in Iran

Avokati i paditësve të dosjes duke vë në dukje Deklaratën e të Drejtave të Njeriut, shtoi: “Në bazë të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, të gjitha njerëzit lindin të lirë në këtë botë dhe secili njeri ka të drejtë ta gëzojë jetën, lirinë dhe sigurinë e vet personale dhe askush nuk mund ta skllavërojë ose ta torturojë tjetrin. Duke marrë parasysh nenet e radhitura në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuar dhe duke marrë parasysh faktin se këto të drejta burojnë nga pozita qenësore e njeriut dhe duke marrë parasysh rregullat fondamentale për përgjegjësi civile, kërkojnë lëshimin e vërdiktit gjyqësor në përputhje me kërkesat e shtruara!”.

Në këtë pjesë seancës gjyqësore, gjykatësi Pur Muridi tha: “Ne do të bëjmë përpjekje që të dëgjojmë dëshmitë e të gjithë personave dhe nëse nuk do të na mjaftojë koha sot, seancën gjyqësore do ta vazhdojmë nesër. Iniciativa juaj dhe e klientëve tuaj për të paraqitur padinë në mënyrë vullnetare, është një veprim i vlerësuar lartë dhe dyert e institucioneve të drejtësisë gjithnjë janë të hapur edhe për personat e tjerë, sepse zbulimi dhe tregimi i krimeve do të ketë efektin e vet. E dimë që shumë prej personave nuk ndodhen në Iran dhe nuk kanë të drejtë as të kontaktojnë me telefon ose të takojnë familjet e tyre, prandaj ne e pranojmë edhe padinë e personave të tillë. Ne i drejtohemi dhe u bëjmë kërkesë gjykatave ndërkombëtare, gjykatave të Francës dhe gjykatave të Shqipërisë, për arsye se është e drejtë e këtyre personave që të dëshirojnë ta shqyrtohet çështja e tyre dhe organizatat ndërkombëtare duhet të tregojnë më tepër përgjegjësi në këtë drejtim”.

Gjykatësi i dosjes kërkoi nga z. Ardeshir Darvishi Kamand Sulltani që të dalë në foltore dhe të paraqesë dëshminë e vet.

Raporti do të vazhdojë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button