Leter falenderimi e drejtorit te Shoqates “Nexhat” per ministrin e puneve te brendshme te Shqiperise.

Sh. T. Z. Taulant Balla
I nderuar minister i puneve te brendshme te Shqiperise
Pershendetjet e mija

Une jam Ebrahim Khodobandeh, drejtor I Shoqates “Nexhat” ne Iran. Shoqata “Nexhat” I perket familjeve te anetareve te Organizates Muxhahedinet e Popullit (MEK, MKO),organizate, qe aktualisht eshte e vendbazuar ne Shqiperi.

Ne emer te familjareve, qe me zor po presin prej dekadash te vendosin lidhje me te dashurit e tyre, une dua tu uroj per emerimin tuaj minister i brendshem i Republikes se Shqiperise, duke ju uruar njekohesisht suksese te metejshme ne punen tuaj.

Ashtu sic besoj se e dini MEK-u, pasi u perzu nga Iraku e pasi asnje vend nuk ishte i gatshem ta pranonte, u zhvendos ne Shqiperi per arsye humanitare mbeshtetur ne nje marreveshje te vitit 2014 ndermjet Ministrise se Brendshme te Shqiperise, Departamenti te Shtetit atehere, dhe UNHCR-se (Komisioneri i Larte per Refugjatet i Kombeve te Bashkuara) dhe vete MEK-ut ne Gjeneve. Transferimi u krye plotesisht deri ne v. 2016.

Ne fillim u mendua se keta njerez do te transferoheshin ne vende te tjera si refugjate pas nje periudhe rehabilitimi dhe nje qendrimi te shkurter ne Shqiperi, por nuk ngjan keshtu, e ne vend te kesaj, ata gjeten ne Shqiperi “parajsen” e premtuar, nje kamp i vecuar dhe i izoluar ne Manez, qe eshte dyfish me i madh se vete qyteza e Manzes. Kampi perdoret per t’i izoluar njerezit e per t’i mbajtur ata te vecuar nga bota jashte e sidomos nga familjet e veta.
Gjate shtate viteve te shkuara kjo organizate gezoi cdo lloj mbeshtetjeje nga qeveria e Shqiperise ne shtabin e saj ne Shqiperi duke pasur akses te pakufizuar ne internetin e ofruar nga Shqiperia. Ajo synonte te godiste sigurine fizike dhe psikologjike te popullit ne Iran. Organizata Po ashtu kreu shkelje pa fund te ligjit e te rregullave perfshire edhe vepra penale si pastrim parash te pista, mashtrim financiar, trafikim mallrash dhe qeniesh njerezore, raste keto te pasqyruara nga mediat madje jane raportuar edhe raste te dyshuara si vrasje brenda kampit.

Me se fundi, kur qeveria shqiptare vendosi te ushtroje kontroll ne kamp ne 20 qershor pas plot 7 vjetesh, kontroll ky i bazuar ne interesin e sigurise kombetare dhe te sovranitetit te vendit, pas ankesave te shumta madje edhe nga vende te tjera evropiane, forcat policore pjese e operacionit u perballen me sulme e dhune nga organizata. Qe nga ky cast organizata ka marre nje qendrim armiqesor kundra qeverise se Shqiperise dhe kundra policise ne propaganden e organizates, duke harruar menjehere te gjithe mbeshtetjen humanitare te meparshme, qe iu dha per disa vjet.

Gjate ketyre viteve nje numer i madh i anetareve te MEK-ut u shkeputen dhe e braktisen ate, sepse nuk donin te vazhdonin te ishin anetare te nje organizate terroriste dhe nuk duronin me te trajtoheshin si skllever. Disa prej tyre u larguan nga Shqiperia, ndersa disa te tjere ende jetojne ne Shqiperi. Nje grup prej tyre me ndihmen e disa shtetasve shqiptare dhe te mbeshtetur nga Shoqata “Nexhat” e familjeve te tyre ne Iran themeloi Shoqaten ASILA (Shoqata per Mbeshtetjen e Iranianeve ne Shqiperi).
Fatkeqesisht ndryshe nga liria e veprimit, qe gezonte MEK-u, vecanerisht per te levizur jashte Shqiperise, anetaret e kesaj shoqate u ndeshen me lloj lloj kufizimesh, perfshire ketu edhe faktin qe deri tani qeveria e Shqiperise nuk u ka dhene viza anetareve te familjeve per te hyre ne Shqiperi, vetem e vetem per te plotesuar tekat e MEK-ut, ndersa nga ana tjeter iranianet e kesaj shoqate nuk kane pasur mundesi te pajisen me dokumente udhetimi per te vizituar familjet e tyre ne nje vend te trete.
MEK-u dhunon te drejtat njerezore baze te anetareve te vet, perfshire edhe te drejten per te komunikuar me familjet e tyre. Nje gje e tille u ka shkaktuar familjeve per dekada te tera vuajtjet pa fund. Pavaresisht se familjet here pas here u kane shkruar letra shtetareve shqiptare dhe u kane kerkuar qe te lejohet nje komunikim i tille, nuk u eshte kushtuar asnje vemendje kerkesave te tilla.

Se fundi, me 30 qershor, rreth 700 anetare te familjeve u grumbulluan perballe Ambasades se Turqise ne Teheran (vendi kujdestar i interesave te qeverise shqiptare ne Iran) dhe shprehen mirenjohjen e tyre per aksionin e pergjegjshme te qeverise shqiptare kundra MEK-ut. Familjaret shprehen edhe kerkesat e tyre. Ata u paraqiten para Ambasades se Turqise me nje deklarate finale prej 10 pikash, ku kerkohej lejimi i kontakteve me te dashurit e tyre.
Edhe nje here ne emer te familjeve, qe mbeten ne pritjes, ju uroj suksese ne detyren e re, gjithashtu ju shpreh edhe gatishmerine time si dikushi qe per 23 vjet ka pasur detyra me pergjegjesi ne rradhet e organizates vecanerisht ne departamenti per maredheniet nderkombetare, qe tu ofroj cdo ndihme te mundshme ne kete fushe. Une jam i gatshem tu ofroj gjithcka te nevojshme vecanerisht per te kuptuar me shume e me mire MEK-un dhe mentalitetin e menyren e veprimit te udheheqesve te kesaj organizate.

Respektet e mija
Ebrahim Khodabandeh
Drejtor i Shoqates “Nexhat”
8 korrik, 2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button