Gjyqi për hetimin e dosjes së MEK

Karakteristikë e përbashkët e ISIS dhe MEK

Në seancën gjyqësore ku u dëgjuan akuzat ndaj 104 anëtarëve të Organizatës Muxhahedine Khalk të njohur si MEK, dhe ndaj natyrës së kësaj organizate si person juridik, u zbulua një tjetër aspekt i krimeve të këtij grupi terrorist të ngjashëm me grupin ISIS.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi seanca gjyqësore ku u dëgjuan akuzat ndaj 104 anëtarëve të Organizatës Muxhahedine Khalk të njohur si MEK, dhe ndaj natyrës së kësaj organizate si person juridik, përfundoi pas katër pauzave të gjyqit. Kjo seancë gjyqësore u zhvillua sot, të martën më 9 janar 2024, në degën e 11-të të Gjykatës Penale nr. 1 të provincës së Teheranit. Kjo seancë gjyqësore u kryesua nga gjykatësi Hoxhetul-Islam Dehghani dhe asistentët e gjykatës Morteza Turak dhe Amin Naseri në kompleksin gjyqësor “Imam Khomejni (ra)”. Gjithashtu kjo seancë gjyqësore u zhvillua në mënyrë të hapur për publikun.

Në këtë seancë gjyqësore ishin të pranishëm bashkëshortja e dëshmorit Hoxhetul-Islam Aghamiri, djali i dëshmorit Gholamreza Samarkandi, vajza e dëshmorit Gholamali Haxhi Hashem, motrat e dëshmorit Sejed Resul Musavi Aberkuh, vajza dëshmorit Muhamed Farshi Moghadam, gruaja e dëshmorit Muhamed Ebrahimi, invalidi Muhamed Mahdi Çizari, djali i dëshmorit Ali Sajad Shirazi, bashkëshortja e dëshmorit Muhamedali Agharaxhabi dhe vëllai i dëshmorit Ahmed Shafi’i.

Gjyqi për hetimin e dosjes së MEK
Gjyqi për hetimin e dosjes së MEK

Në fillim të seancës gjyqësore të sotshme gjykatësi Hoxhetul-Islam Dehghani e hapi seancën duke lexuar disa ajete kur’anore dhe deklaroi: “Sot, më datë 9 janar të vitit 2024, po vazhdojmë seancën e parë të hetimit dhe shqyrtimit të aktakuzës të pranuar nga gjykata e përgjithshme e Teheranit në lidhje me grupin “Muxhahedine Khalk” dhe 104 personave të akuzuar. Në këtë seancë janë të pranishëm trupi gjykues që kryesohet nga unë si kryetar dhe nga asistentët e gjykatës, si dhe në prani të familjeve paditëse dhe avokatëve të paditësve, të akuzuarve dhe përfaqësuesit të prokurorit. Unë deklaroi se kjo seancë gjyqësore zhvillohet në mënyrë të hapur”.

Gjykatësi Dehghan në vazhdim kërkoi nga përfaqësuesi i prokurorit që të dalë në foltore dhe të vazhdojë leximin e aktakuzës. Përfaqësuesi i prokurorit pasi doli në foltore, para se të lexojë aktakuzën duke përkujtuar dëshmorët e sulmit terrorist në Kerman në katërvjetorin e martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, duke vënë në dukje karakteristikën e përbashkët të grupeve terroriste MEK dhe ISIS, deklaroj: “Të dy këto grupe përdorin veprimet terroriste dhe vrasjet verbale për të shkaktuar sa më shumë viktima. Këtyre grupeve terroriste që kryejnë akte të verbëra terroriste, nuk u intereson nëse në mesin e njerëzve ka gra apo fëmijë, të moshuar e të rinj. Qëllimi i këtyre grupeve terroriste është të shkaktojnë sa më shumë viktima”.

Përfaqësuesi i prokurorisë tha: “Për këtë arsye ky grup cilësohet si grup terrorist sepse vë në shënjestër qytetarët e thjeshtë dhe civilët. Të dy grupet përdorin mjeteve shpërthyese me karakteristika të përbashkëta. Grupi terrorist ISIS përdor brez me lëndë shpërthyese dhe i mbush këto breza me plumba ose gozhdë për të shkaktuar sa më shumë viktima, në mënyrë që pas shpërthimit të vrasë ose plagosë një numër sa më të madh njerëzish. Përveç armës së tij të preferuar, e cila është bomba, gjë që e ka pranuar edhe Amerika, grupi terrorist MEK, përveç goditjes së drejtpërdrejtë të njerëzve, përdor edhe mjete të tjera si gypa të mbushur me eksploziv dhe mjete shpërthyese të improvizuara”.

blank

Ai në vazhdim paraqiti pamje filmike të publikuar në media të grupit terrorist MEK në të cilat mësohej ndërtimi i mjeteve shpërthyese me gypa dhe shpjegoi se në momentin e shpërthimit edhe struktura e gypave shndërrohet në copëza granate.

Përfaqësuesi i prokurorisë në lidhje me karakteristikën e këtij mjeti shpërthyes, tha: “Në mediat e grupit terrorist MEK mësohet se si ndërtohet ky mjet, se si kjo pajisje kthehet në copëza kur trupi i saj shpërthen dhe shkakton më shumë viktima”.

Në këtë moment të seancës gjyqësore ka paraqitur dëminë e saj bija e dëshmorit Haxh Muhamed Moghadam, një shitës frutave të thara, i cili u kërcënua me vdekje për shkak të vendosjes së fotografisë së Imam Khomejnit (ra), ndërsa edhe pas martirizimit të tij, familja e tij ishte kërcënuar vazhdimisht me vrasje me letra që u hodhën në shtëpinë e tyre. Duke mbajtur letra të shkruara nga anëtarët e grupit terrorist MEK, të cilat i hodhën në oborrin e shtëpisë së tyre, bija e këtij dëshmori në lidhje me frikën me të cilën ishte përballur gjatë fëmijërisë, ka thënë se ka qenë gjithmonë e stresuar, madje edhe gjatë rrugës për në shkollë ndjente frikë gjithmonë me zhurmën më të vogël që dëgjonte.

Gjykatësi i këtij gjyqi në vazhdim i tha kësaj vajze të dëshmorit se në kohën e duhur asaj do t’i japë kohë të përshtatshme për të paraqitur deklaratat dhe dëshmitë e veta në gjykatë.

Në vazhdim përfaqësuesi i prokurorisë lexoi aktakuzën ndaj të akuzuarve.

Prezantimi i kandidatit të MEK në zgjedhjet parlamentare

Ai në fjalën e tij prezantoi të akuzuarin e 34-të dhe tha: “Azra Alavi Taleghani është e akuzuara numër 34 në gjyqin për të hetuar krimet e grupit terrorist MEK. E akuzuara është njohur me grupin terrorist MEK në vitin 1975 dhe qysh atëherë ka filluar veprimtarinë në kuadër të këtij grupi. Ajo në mars të vitit 1981, u transferua në strukturat kryesore të grupit terrorist MEK dhe më pas nga ana e këtij grupi, ka paraqitur kandidaturën për zgjedhje të Parlamentit Islamik të Iranit. Azra Alavi është një nga zyrtarët e lartë të organizatës terroriste MEK, e cila pas operacionit ushtarako-terrorist të ashtuquajtur “Foroughe Xhavidan”, u bë shefe e operacioneve të degës ushtarake dhe ishte përgjegjëse për operacionet brenda vendit në Iran. Në vitin 1993, pas zgjedhjes së Fahima Ervanit si përgjegjëse e parë e grupit, Azra Alavi Taleghani emërohet zëvendëse e shefes së degës ushtarake. Mirëpo, përgjatë një periudhe, e akuzuara ishte përgjegjëse për trajnimin e pjesëtarëve të kësaj organizate terroriste. Përgjegjësitë e mëparshme të Azra Alavi ishin kryesisht të lidhura me çështjet e sigurisë së grupit terrorist MEK. Ky person tani ka vdekur”.

Ai shtoi: “Xhamila Abrishamçi është e akuzuara numër 35 e gjyqit që heton krimet e grupit terrorist të MEK. Ajo është motra e Mahdi Abrishamçi dhe për shkak të veprimtarisë së vëllait të saj, ajo u bë simpatizuese e grupit MEK para fitores së Revolucionit Islamik. Më pas, pas fitores së Revolucionit Islamik, kjo e akuzuar vazhdoi të bashkëpunonte me strukturat e MEK dhe në vitin 1982 u largua nga vendi me fëmijët e vet (Meryem dhe Ali Akbarzadegan) për t’u bashkuar me organizatën terroriste MEK jashtë vendit. Pasi u vendos në Paris, duke qenë anëtare e këshillit terrorist të njohur si “Rezistenca Kombëtare”, ajo bashkëpunon me sektorin e çështjeve të jashtme të këtij grupi terrorist. Aktualisht ajo është e vendosur në Paris dhe udhëton shpesh drejt Shqipërisë. Anëtarët e tjerë të familjes së të akuzuarës Xhamila Abrishamçi ishin anëtarë të grupit terrorist MEK, duke përfshirë Muhamed Akbarzadegan (bashkëshorti i të akuzuarës). Muhamed Akbarzadegan pra ishte një prej pjesëtarëve të grupit terrorist MEK i cili në vitin 1988, ka marrë pjesë në operacion terrorist-ushtarak “Farughe Xhavedan”. Ali Akbarzadegan (djali i të akuzuarës) është anëtar i grupit terrorist MEK me bazë në Shqipëri, i cili punon në sektorin e inteligjencës dhe sigurimit të Masoud dhe Maryam Rajavi. Maryam Akbarzadegan (vajza e të akuzuarës) gjithashtu, ishte një anëtare e grupit terrorist MEK me bazë në Shqipëri, e cila ka një histori të të qenit anëtar e shtabit të propagandës së grupit terrorist MEK, ka marrë pjesë në operacionin ushtarako-terrorist “Forough Xhavidan” si zëvendës e komandantit të batalionit 32 dhe ka qenë përgjegjëse e qendrave 6 dhe 21të grupit terrorist MEK, dhe për disa kohë ka qenë edhe përgjegjëse për personelin e selive të grupit terrorist MEK”.

Kush ishte drejtues i ekipit të atentatit terrorist ndaj gjeneral-major Ali Sajad Shirazi?

Përfaqësuesi i prokurorisë në vazhdim tha: “I akuzuari numër 36 të gjyqit për hetimin e krimeve të grupit terrorist MEK është Mahmoud Ghaxhar Ezdanlou, ai është vëllai i Maryam Rajavi dhe bashkëshorti i Shahrazad Sadr Haxh Sejed Xhavadi (përgjegjëse e zyrës së Maryam Rajavi). Mahmoud Ghaxhar Ezdanlou iu bashkua grupit terrorist MEK në vitin 1973 dhe me fitoren e Revolucionit Islamik, ai vazhdoi bashkëpunimin me organizatën MEK dhe përfundimisht u arratiset nga vendi në vitin 1981. Në Irak, pas përfundimit të kurseve të trajnimit duke përfshirë leximin e hartave, ai vjen në Iran ilegalisht dhe shfaqet në formën e pastruesit pranë shtëpisë së dëshmorit Sajad Shirazi. Ai aktualisht është një nga elementët e kuadrit qendror të grupit terrorist MEK dhe anëtar i të ashtuquajturit “Këshilli i Rezistencës Kombëtare”. Mahmoud Ghaxhar Ezdanlou, në bashkëpunim të ngushtë me Mozhgan Parsaei, një tjetër faktor kryesor dhe kyç në formimin, hartimin, organizimin dhe udhëheqjen e ekipit të vrasjes së gjeneral-major Ali Sajad Shirazi (ekip ky që përbëhej nga Kamaluddin Hejdari Çamani i njohur me nofkën “Xhalal Mousavi” dhe Reza Naderi i njohur me nofkën “Ata’ullah”), si rrjedhojë ata martirizuan dhe, në aspektin juridik, kryen vrasja me qëllim të këtij dëshmori të rangut të lartë. I akuzuari në fjalë është nën përndjekje nga Interpoli dhe ka një njoftim të kuq”.

Në këtë pjesë të seancës gjyqësore, përfaqësuesi i prokurorisë kërkoi që duke zhvilluar një seancë gjyqësore jo të hapur, të dëgjohen deklaratat dhe dëshmitë e ish-anëtarëve që janë ndarë nga grupi terrorist MEK në lidhje me operacionin e terrorit dhe vrasjes së dëshmorit Sajad Shirazi, për arsye se këta persona kanë frikë se më pas do të përballen me kërcënim dhe sulme të ndryshme nga grupi terrorist MEK.

Kryetari i seancës gjyqësore e urdhëroi sekretarin e gjykatës që ta regjistrojë këtë kërkesë gojore të përfaqësuesit të prokurorit në mënyrë që në kohën e duhur të zhvillohet një seancë gjyqësore me pjesëmarrjen e këtyre personave ish-anëtarë të grupit terrorist MEK dhe të avokatëve të të akuzuarve.

Roli i ish-regjimit Ba’th të Irakut në prapaskenën e vrasjes së dëshmorit Sajad Shirazi

Përfaqësuesi i prokurorit tha: “Pas vrasjes së dëshmorit Sajad Shirazi dhe marrjes së qëndrimeve të prera të autoriteteve iraniane, këshilli terrorist i njohur si “Rezistenca” reagoi shumë shpejt dhe njoftoi se komanda e operacionit të vrasjes së dëshmorit Sajad Shirazi ishte nën përgjegjësinë e Organizatës Muxhahidine Khalk, madje ky këshill gjithashtu në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara deklaroi se ky veprim nuk kishte të bënte fare me Irakun. Tani pyetja është kjo se për çfarë arsye ky këshill, i cili pretendon se është organizatë politike, duhet të tregojë këtë reagim? Pse grupi terrorist MEK nuk e bëri këtë? Ata reaguan kur Irani zbuloi praninë e ish-regjimit Ba’ath të Irakut në prapaskenë. Kështu që ata u përpoqën që të mos zbulohej padroni i tyre dhe i cili i kishte paguar ata”.

Duke iu referuar rolit të ish-regjimit Ba’ath të Irakut në ekzekutimin e këtij atentati në formën e operacioneve “rugëzgjidhëse” dhe të brendshme, përfaqësuesi i prokurorit vuri në dukje deklaratat e një pjesëtari të ndarë nga grupi terrorist MEK dhe tha: “Ky person tha se në nëntor të vitit 1998, Masoud Rajavi publikoi një fjalim në formë filmi në përvjetorin e operacionit “Forough Xhavidan” dhe tha për dëshmorit Sajad Shirazi se ne duhet ta ndëshkojmë atë për veprimet e tij dhe kjo është edhe kërkesa e “të zotit të shtëpisë” Sadam Husejnit dhe do ta marrim shpërblimin e tij dhe komandën ia besoi Mojgan Parsait”.

Përfaqësuesi i prokurorit vuri në dukje vazhdimin e deklaratave të këtij pjesëtari të ndarë nga grupi terrorist MEK dhe shtoi: “Edhe pas kësaj, Masoud Rajavi vazhdoi të ndiqte procesin e kryerjes së këtij operaciono terrorist, kur Mozhgan Parsaei njoftoi se grupi i atentatit ishte duke u përgatitur dhe pas vrasjes së këtij gjenerali të lartë ushtarak të Iranit, u mbajt një festë në kampin “Ashraf” në Irak dhe Mozhgan Parsai, duke lexuar mesazhin e shkurtër të Masoud Rajavi, tha se do t’i jepte një dhuratë ekipit të terrorit”.

Përfaqësuesi i prokurorit deklaroi: “Gjatë këtij procesi gjyqësor do të paraqiten dokumente të shumta të veprimeve të këshillit terrorist të njohur si “Rezistencë”, dhe për këtë këshill duhet thënë se ata pretendonin veprime politike, ndërsa në të gjitha qëndrimet e tyre besonin në veprime të armatosura dhe veprime të dhunshme”.

Në këto çaste të seancës gjyqësore, me urdhër të gjykatësit Dehghani, u paraqiten dëshmi dhe pamje filmike në lidhje me veprimet e këshillit terrorist të ashtuquajtur “Rezistencë”.

Përfaqësuesi i prokurorit vazhdoi: “Këshilli terrorist i ashtuquajtur “Rezistenca” pretendon se është një organizatë e pavarur, ndërsa anëtarët e këtij këshilli kryesisht janë anëtarë të grupit terrorist MEK dhe veprojnë në degën ushtarake dhe pretendimi për pavarësi është një ironi historike, sepse vendimet e tyre janë marrë nga Masoud Rajavi dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli janë persona të paguar nga grupi terrorist MEK. Gjithashtu edhe financimin e këtij këshilli e ka bërë grupi terrorist MEK, madje SHBA-ja e shpalli këtë këshill si nën degën e grupit terrorist MEK dhe një front luftarak”.

Përfaqësuesi i prokurorit shtoi: “Në dokumentin e Policisë Federale të Amerikës (FBI) në vitin 2004, thuhet se ky grup vepron me çdo emër dhe titull mbulues, duke përfshirë “Muxhahedinët e Popullit të Iranit, Shoqata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit”, “Këshilli Kombëtar i Rezistencës”, “Ushtria Nacionalçlirimtare” dhe çdo titull tjetër, në çdo mënyrë konsiderohet organizatë terroriste sepse konsiderohen si nëndegë të grupit terrorist MEK”.

Ai vazhdoi: “Në këtë dokument të FBI thuhet se rreth 85% e anëtarëve të të ashtuquajturit “Këshilli Kombëtar i Rezistencës” janë anëtarë të grupit terrorist MEK, dhe pjesa tjetër pesë deri në 15% janë gjithashtu anëtarë që janë të interesuar për veprimet e grupit terrorist MEK. Ky raport i FBI më pas i referohet edhe financimit të të ashtuquajturit “Këshilli i Rezistencës” dhe thotë se financimi i kësaj organizate bëhet përmes grupit terrorist MEK. Gjithashtu, sipas këtij raporti, anëtarët e grupit terrorist MEK kanë tentuar të lobojnë te anëtarët e Kongresit të Amerikës për të mbështetur të ashtuquajturin “Këshilli Kombëtar i Rezistencës”.

E akuzuara numër 37, përgjegjëse e strukturave të grupit terrorist MEK në Holandë

Përfaqësuesi i prokurorit vazhdoi duke lexuar akuzat e të akuzuarës numër 37 të çështjes, në lidhje me Badrie Purtabakh tha: “Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, ajo u tërhoq drejt organizatës MEK nën ndikimin e mendimeve të vëllait të saj dhe në fillim të vitit 1980, ajo filloi bashkëpunimin me organizatën terroriste MEK në qytetin e Esfahanit. Në vitin 1982, pas një martese të rregulluar sipas strukturave organizative, ajo u martua me një anëtar të grupit MEK të quajtur Mahdi Ghurbanpour Moghadam, ndërsa ajo u arratis nga vendi me të dhe u vendos në Kurdistanin e Irakut.

Ai vazhdoi: “E akuzuara numër 37 ishte një nga anëtarët qendrorë të organizatës terroriste MEK dhe anëtare e këshillit terrorist të ashtuquajtur “Rezistenca Kombëtare”, e cila pjesën më të madhe të kohës e kaloi në Evropë dhe Amerikë dhe ishte në krye të strukturave të grupit terrorist MEK në Holandë për një kohë të gjatë, dhe që nga viti 1999, ajo ka qenë aktive në selinë e brendshme të grupit terrorist MEK.

Përfaqësuesi i prokurorit më tej vuri në dukje aktivitetet dhe përgjegjësitë e rëndësishme të të akuzuarës numër 37 në strukturat e grupit terrorist MEK dhe shpjegoi: “Anëtarësimi në seksionin e Mahalat-it në vitin 1979, anëtarësimi në seksionin e pranimit të anëtarëve të ri në Kurdistanin e Irakut në vitin 1983, anëtarësimi në bordin ekzekutiv në Irak në vitin 1986, pjesëmarrja në operacionin terrorist ushtarak “Forough Xhavidan” në vitin 1988, përgjegjësia për organizimin e strukturave të grupit terrorist MEK në Gjermani dhe më pas në Amerikë në 1989, anëtarësimi në bordin ekzekutiv dhe përgjegjës për të ashtuquajturin grup politik në Evropë ndërmjet viteve 1989 dhe 1992, përgjegjësia për shtabin e “Bagherzade” dhe anëtarësimi në këshillin udhëheqës. Në vitin 1993, ajo ishte përgjegjës për organizimin e strukturave të grupit terrorist MEK në Holandë ndërmjet viteve 1997 dhe 1999, ajo ka qenë përgjegjëse e shtabit të brendshëm dhe një nga njerëzit që drejtonte dhe udhëzonte ekipet terroriste të dërguara brenda në Iran në vitin 1999, ajo ka qenë anëtare e shtabit financiare (financim i terrorizmit) të grupit në vitin 2005 dhe përgjegjëse për ngritjen e rrjetit të grave në zonën e Evropës dhe përgjegjëse për financimin e tubimeve në Francë”.

Ai shtoi: “Aktualisht, e akuzuara është aktive në sektorin e ashtuquajtur politik të shtabit dhe përgjegjëse e takimeve dhe mbledhjeve ideologjike të forcave të reja që sapo janë futur në këtë organizatë.

Si vepron rrjeti financiar i grupit terrorist MEK?

Ai shpjegoi prapaskenat e rrjetit mbështetës në gjykatën e çështjes së grupit terrorist MEK dhe tha: “Në dokumentet e FBI-së në vitin 2004 thuhet se “Këshilli Kombëtar i Rezistencës”, “Ushtria e Rezistencës” dhe “rrjeti sponsorizues” funksionojnë si një rrjet mbulues për grupin terrorist MEK. Në këtë raport thuhet se “rrjeti sponsorizues” është një rrjet kompleks dhe i ndërthurur që vepron në vende të ndryshme, i cili përveç mbajtjes së demonstratave në disa vende është përgjegjës edhe për financimin e disidentëve. Grupi terrorist MEK në rrjetin sponzorizues vepron duke vjedhur bankat; duke krijuar kompani financiare fitimprurëse nga tifozët dhe kontrabanda e mallrave në Gjirin Persik”.

Duke vënë në dukje se mashtrimi i qytetarëve evropianë dhe amerikanë, madje edhe lypja është një tjetër metodë e mbledhjes së fondeve për këtë grup terrorist, ai theksoi se mënyra më e zakonshme e financimit të grupit terrorist MEK është krijimi i shoqatave bamirëse, veçanërisht shoqatave bamirëse për fëmijë. Paratë e mbledhura nga grupi terrorist MEK nëpërmjet operacioneve për pastrimin e parave në vende të ndryshme si Gjermania, Belgjika, Suedia, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia etj., arrijnë në duart e grupit MEK. Paratë e mbledhura nga grupi terrorist MEK përdoren për blerjen e armëve, kamerave të shikimit të natës dhe GPS. Gjithashtu, në këtë mënyrë mblidhen edhe mjetet financiare për të paguar koston e ftesës së njerëzve si Pompeo dhe John Bolton për pjesëmarrje në tubimet e tyre. Të njëjtat burime financiare përdoren edhe në çështjen e propagandës dhe grumbullimin e njerëzve me autobus nga mesi i refugjatëve të huaj në tubimet e këtij grupi terrorist”.

Shoqata bamirëse e MEK gjuan me predha hedhës!

Përfaqësuesi i prokurorit tha: “Një hetim i përbashkët mes policisë së Los Anxhelosit dhe Parisit tregon se shumë kamera për shikimin e natës janë përdorur nga grupi terrorist MEK në këto qytete. Këto mjete financiare u mblodhën nga Organizata Bamirëse e Fëmijëve. Në një pjesë tjetër të këtij raporti u zbuluan veprimet e rreme të këtij grupi terrorist dhe thuhej se muxhahidët i paraqitnin anëtarët dhe përkrahësit e tyre si mjekë dhe grumbullonin para në emër të fëmijëve të uritur në shtetin Mali dhe më pas ato para ishin transferuar në Turqi. Këto para kanë shkuar nga Turqia në Irak dhe janë shpenzuar për operacione terroriste si hedhjen e predhave në Iran!”

I akuzuari numër 38, përgjegjës për të ashtuquajturën sektor i artilerisë së degës ushtarake të organizatës terroriste MEK

Përfaqësuesi i prokurorit vazhdoi duke lexuar akuzat ndaj Muhamed Xhavad Ghadiri Modaresi, i pandehuri numër 38 në këtë rast, dhe shtoi: “Ai ishte bashkëshorti i Zohra Atrianfar dhe një element infiltruar në Komitetin e Revolucionit Islamik, i cili, para fitores së Revolucionit Islamik, ishte njohur me grupin terrorist MEK dhe u rekrutua në këtë grup. Në vitin 1981 ai ka punuar në njësinë e inteligjencës së MEK dhe më pas, në qershor të po atij viti, është transferuar në sektorin e përgatitjes së masave të sigurisë”.

Ai foli për aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore të të pandehurit numër 38 dhe deklaroi: “I pandehuri ka vepruar në departamentin e degës ushtarake të grupit terrorist MEK, ka qenë në krye të të ashtuquajturës njësi e artilerisë së degës ushtarake të organizatës MEK, udhëheqës i ekipeve operative dhe terroriste të MEK brenda në Iran, dhe ai ishte në krye të degës ushtarake dhe industrisë të kampit “Ashraf” në 2004″.

Përfaqësuesi i prokurorit shtoi: “Tashmë Mohamed Xhavad Ghadiri Madaresi, i akuzuari numër 38 në këtë dosje, është aktiv në kampin e Manzës në Shqipëri në të ashtuquajturin sektorë arsimor, politik dhe arab, dhe personi i përmendur është me njoftim të kuq dhe kërkohet nga Interpoli”.

Zbulimi i dokumenteve të tjera të krimeve të MEK

Duke iu referuar zbulimit të një dokumenti tjetër të krimeve të grupit terrorist MEK, përfaqësuesi i prokurorit tha: “Regjimi Ba’ath i Irakut kishte përdorur armë kimike dhe kishte kryer vrasje masive gjatë luftës së imponuar, që çoi në vrasjen e njerëzve të zellshëm në rajonet perëndimore të Iranit dhe asnjëherë nuk është mbajtur përgjegjës për këto krime. Këto armë të ndaluara dhe armët kimike dhe biologjike të Irakut mbaheshin në kampin e grupit terrorist MEK për të mbetur të fshehur nga sytë e komunitetit ndërkombëtar dhe në fakt grupi terrorist i MEK ishte përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e armëve të shkatërrimit në masë të Irakut”.

I akuzuari numër 39, përgjegjës i burgjeve të grupit terrorist MEK në kampin Ashraf

Në vijim, përfaqësuesi i prokurorit lexoi akuzat ndaj Farhad Olfat, i akuzuari numër 39 në procesin gjyqësor që heton dosjen e krimeve të grupit terrorist MEK dhe shtoi: “Ky i akuzuar i njohur me pseudonimin “Manouchehr” është një nga zyrtarët e rangut të lartë dhe një prej kuadrove të vjetra të grupit terrorist MEK, i cili në vitin 1989 ishte zëvendës i shefit të degës ushtarake në “Boshtin e Parë” dhe më pas u bë shef i boshtit dhe më pas shef i shtabit të boshtit. Olfat hyri në Shtabin Qendror në vitet 1994-1995 dhe më pas u transferua në shtabin e personelit të organizatës terroriste MEK dhe për disa kohë ka vepruar në të ashtuquajturin “sistem ligjor-juridik” i organizatës terroriste MEK, dhe në vitin 1998 e tutje, ai ishte në krye të të gjithë burgjeve të MEK në kampin “Ashraf” dhe u bë instruktor trajnimi organizativ dhe ideologjik i grupit terrorist MEK dhe tani ai vepron në Shqipëri dhe në sektorin për çështje arabe të të ashtuquajturës pjesë politike të organizatës terroriste MEK. Në hetimin e dosjes së vrasjeve dhe hedhjeve të predhave të kryera nga terroristët e MEK në qytetin Safashehr të provincës Fars, vendimi i të cilës u dha në vitin 2009, në mesin e të dënuarve është edhe emri i Farhad Olfatit. Disa anëtarë të familjes së tij gjithashtu kanë një histori të anëtarësimit në grupin terrorist MEK. Për shembull, Farzad Olfat ishte një mjek dhe një nga njerëzit e besuar të Masoud Rajavit”.

E akuzuara numër 40, e vetmja pjesëtare e grupit terrorist MEK e cila pas operacionit terrorist “Fourughe Xhavedan” arriti në Teheran

Përfaqësuesi i prokurorit në lidhje me të akuzuarën numër 40 me emrin Roya Ahmadi Mousavi, tha: “Pasi mori pjesë në disa faza të provimit pranues për universitet, në vitin 1985, ajo u largua në mënyrë legale nga Irani me pretekstin e studimeve dhe shkoi në Gjermani, ku u takua me një nga pjesëtarët e grupit terrorist MEK me emrin Musa Faiz Marzoughi i njohur me pseudonimin “Xhelal” dhe me atë kishte bërë martesë të rregulluar në bazë të strukturës organizative të MEK dhe mori pjesë në operacionin “Forough Xhavidan” në vitin 1988 dhe pas disfatës poshtëruese të forcave të MEK, ajo u arratis dhe arriti në Kermanshah. Ajo më pas arriti fshehurazi në Teheran dhe u fsheh në shtëpinë e një prej të afërmve të saj për 20 ditë dhe më në fund u arratis ilegalisht nga Irani dhe iu bashkua organizatës terroriste MEK. Kur lajmi për veprimin e saj u përhap në mesin e anëtarëve të grupit terrorist MEK, Masoud Rajavi tha se ajo ishte e vetmja që pas operacionit “Forough Xhavidan” mundi të shkonte në Teheran dhe të kthehej dhe kjo e bëri atë të famshme në mesin e anëtarëve të grupit terrorist MEK. Roya Ahmadi ka pasur përgjegjësi të ndryshme në kampin “Ashraf” dhe në Këln të Gjermanisë në periudha të ndryshme, gjithashtu bashkëshorti i tij i quajtur Musa Faiz Marzooghi, i biri i Xhaferit, pas largimit nga Irani u dërgua në Irak si oficer operativ në degën ushtarake të grupit terrorist MEK dhe më pas u bë shef i qendrës”.

Përfaqësuesi i prokurorit theksoi: “I akuzuari numër 40 është në kërkim nga policia e Interpolit dhe me njoftim të kuq”.

I akuzuari numër 41; një anëtar i grupit terrorist MEK që e përdori zyrën e AFP në Teheran si mbules për MEK

Përfaqësuesi i prokurorit më tej vuri në dukje akuzat ndaj Behzad Naziri, i akuzuari numër 41në dosjen e krimeve të anëtarëve të grupit terrorist MEK dhe shtoi: “Ai është punësuar në Ministrinë e Edukimit Islamik në vitin 1981, për të mashtruar forcat e Revolucionit Islamik, nën maskën e një përkthyesi për zyrën e AFP-së në Teheran, praktikisht ai punoi dhe bashkëpunoi me grupin terrorist të MEK. Natyra e veprimtarisë së tij kryesore u zbulua shpejt dhe ai u arrestua në vitin 1982 dhe u dënua me tetë vjet burg, por në vitin 1985, gjatë kohës kur kishte marrë pushim nga burgu, ai u arratis ilegalisht nga Irani. Ky i akuzuar ka qenë në krye të qendrës 13 të degës ushtarake të grupit terrorist MEK në Irak dhe ka qenë aktivisht i përfshirë në planifikimin e operacioneve me hedhjen e predhave të quajtura “hapje rrugësh”. Ai gjithashtu në të kaluarën e tij ka qenë anëtar në komisionin e ashtuquajtur për marrëdhënie me jashtë të grupit terrorist MEK. Ndër veprimet e këtij komisioni janë organizimi i demonstratave të improvizuara në vendet perëndimore, sulmi ndaj ambasadave zyrtare të Republikës Islamike të Iranit dhe rekrutimi i forcave të reja. I akuzuari numër 41 i ishte ndër personat aktivë në operacionin terrorist “Forough Xhavidan” dhe tani ai është gjithashtu anëtar i komisionit të jashtëm të të ashtuquajturit “Këshilli i Rezistencës Kombëtare”, si dhe gjatë operacioneve terroriste të ashtuquajtura “hapje rrugësh” të cilat u bën shkak për vrasjen dhe plagosjen e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve iranianë si dhe shkaktimin e shumë dëmeve financiare dhe materiale ndaj pronave private dhe publike, ai ka luajtur edhe rolin e projektuesit dhe drejtuesit të ekipit terrorist”.

Ai ka theksuar: “I akuzuari numër 41 është në kërkim nga Interpoli dhe me njoftim të kuq”.

Në këtë çast të seancës gjyqësore, gjykatësi Dehghani shpalli përfundimin e kësaj seancës dhe deklaroi se seanca e ardhshme do të mbahet të martën e javës së ardhshme.
Gjyqi për hetimin e dosjes së MEK/Karakteristikë e përbashkët e ISIS dhe MEK – Pars Today

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button